Pas urdhrit të presidentit Biden, avionët ushtarakë të Shteteve të Bashkuara kanë rrëzuar balonën spiune kineze që dyshohet se ka fluturuar në të gjithë Amerikën gjatë javës së kaluar.
Tre aeroporte dhe hapësira ajrore u mbyll në brigjet e Karolinës së Jugut pasi avionët ushtarakë amerikanë shënjestruan objektin mbi Oqeanin Atlantik.
Sipas agjencisë së lajmeve AP, balona ra në det pas një shpërthimi të vogël.
Presidenti i SHBA Joe Biden u përball me presion të madh për ta rrëzuar mjetin e dyshimtë që kur u shfaq për herë të parë javën e kaluar.
Uebsajti i gjurmimit Flightradar24 tregoi aeroplanët e Forcave Ajrore dhe rojet bregdetare që vepronin në hapësirën mes Wilmington, Karolinës së Veriut dhe Myrtle Beach.
Roja bregdetare këshilluan gjithashtu marinarët të largoheshin nga zona për shkak të operacioneve ushtarake që paraqisnin një rrezik të madh.