“Emigrantët që mbërrijnë ilegalisht nuk duhet të marrin asnjë të drejtë në Britani”.
Kështu ka deklaruar Sekretari për Biznesin i Britanisë së Madhe, Grant Shaps në një deklaratë për mediat ditën e sotme, duke ashpërsuar këshhtu sërish tonet në drejtim të njerëzve që kalojnë Kanalin Anglez me gomone.
Paralajmërimi i tij erdhi pasi konservatorët bënë presion mbi Rishi Sunak për t’u tërhequr nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, e cila deri më tani mban peng planin për deportimin e azilkërkuesve që iu janë refuzuar kërkesat e tyre për në Ruanda.
Kryeministri ka thënë privatisht se është i gatshëm të largohet nga GJEDNJ nëse kjo pengon goditjen e tij të emigrantëve dhe Shapps tha për Sky News se atyre që blejnë bileta të shtrenjta nga kontrabandistët e njerëzve nuk duhet t’u ofrohen të njëjtat të drejta azili si të tjerëve.
“Unë mendoj se drejtimi është mjaft i drejtpërdrejtë. Ata nuk duhet të marrin asnjë të drejtë nëse kalojnë përmes rrugëve të paligjshme”, tha ai.