“Herët a vonë do të bjerë një tërmet me magnitudë 7,5 në këtë rajon (Turqia qendrore-jugore, Jordania, Siria, Libani)”.
Ky është postimi i studiuesit holandez, Frank Hoogerbeets, më 3 shkurt, 3 ditë përpara se të binte tërmeti me magnitudë 7,8, me epiqendër në Turqinë juglindore, pranë kufirit me Sirinë, dhe që la më shumë se 11 500 të vdekur dhe mijëra të plagosur. Në komentin e tij, punonjësi i Solar System Geometry Survey (SSGS) bashkangjiti një foto me hartën e Turqisë, e cila shfaqte një pikë të kuqe që tregon zonën më të prekur nga tërmeti.
Pikërisht, hartografia ka lokalizuar epiqendrën e lëkundjes në një zonë shumë pranë vendit ku kanë ndodhur ngjarjet. Pas tërmetit që goditi Turqinë dhe Sirinë, gjeologu shprehu solidaritetin e tij me viktimat.
Në fakt, ai vuri në dukje se ishte një ngjarje “e ngjashme me vitet 115 dhe 526” dhe shpjegoi se këtyre fenomeneve “u paraprin gjithmonë një gjeometri planetare kritike, siç kemi pasur më 4 dhe 5 shkurt”. Përveç kësaj, ai informoi në Twitter se duhet të jemi vigjilentë për aktivitete të mundshme sizmike “shtesë” në Turqinë qendrore dhe gjithashtu në rajonet përreth.
Pasgoditjet zakonisht vazhdojnë për një kohë pas një tërmeti të madh.
Epiqendra e tërmetit, i cili zgjati rreth 30 sekonda rreth orës 4:17 me orën turke, ishte rajoni Kahramanmaras dhe tërmeti ndodhi në një thellësi prej shtatë kilometrash, sipas autoriteteve turke. Pak minuta më vonë, u regjistruan të paktën dy pasgoditje, me magnitudë midis 6,4 dhe 6,7.