Në rrjetet sociale është shfaqur një video e shkatërrimit të tankeve ruse, që ishin futur në një fushë të minuar në Ukrainë.
Videoja është realizuar në afërsi të Vuhledarit në lindje të Ukrainës, e bëhet fjalë për tanket e tipit T-80.
Pamjet janë publikuar nga OSINTehnical, profil në Twitter që vazhdimisht plason informacione të marra nga burimet në terren.
E raportet e vazhdueshme të ministrisë britanike të Mbrojtjes kanë njoftuar se forcat ruse kanë pësuar humbjen e dhjetëra tankeve, derisa kanë tentuar ta marrin nën kontroll qytetin Vuhledar në rajonin e Donetskut në lindje të Ukrainës.
Suksesi minimal që kanë arritur rusët, i kushtoi me humbjen e numri të madh të personelit ushtarak si dhe makinerinë luftarake.
Sipas të dhënat të grupit të pavarur Oryx që merret me evidentimin e humbjeve ruse si në teknikë e personal ushtarak që nga fillimi i luftës në Ukrainë kanë humbur 1.727 tanke, nga të cilët 1.017 janë shkatërruar e 547 tjerë janë sekuestruar.