ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste. 12 hours ago
Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video) 12 hours ago
Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video) 12 hours ago
Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video) 12 hours ago
Plani i ri i Trumpit: Europa në plan të dytë, afrime me Italinë, Poloninë, Austrinë dhe Hungarinë 12 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Nisi në shekullin XIX, kjo është linja më e lartë hekurudhore në Europën Veriore

albnews by albnews
13 February, 2023
in Bota
0
Nisi në shekullin XIX, kjo është linja më e lartë hekurudhore në Europën Veriore
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Linja hekurudhore që lidh kryeqytetin e Norvegjisë, Oslo, me qytetin piktoresk, Bergen, konsiderohet një nga udhëtimet më të bukura me tren në botë.

Në nisje të këtij rrugëtimi, 496 km të gjatë dhe me 39 stacione, çdo gjë duket e zakonshme, por teksa treni largohet me shpejtësi nga qendra e qytetit, shfaqen pamjet e para fantastike. Shtëpitë elegante prej druri që ngrihen në kodra, muzetë ku ekspozohet historia epike vikinge dhe fjordet magjike norvegjeze. Pas kësaj, treni ndryshon papritur drejtimin, duke shpejtuar drejt veriut e duke lënë pas peizazhet e perëndimit. Në këtë pikë, panorama bëhet akoma edhe më mbresëlënëse: kodra më të larta, livadhe të egra alpine, ultësira të mbuluara nga pishat, lugina të thella me fshatra të vegjël dhe ferma të vetmuara në rrëzë të humnerave.  

RelatedPosts

Pritë nga ISIS, vriten dy ushtarë amerikanë dhe një përkthyes në Siri

Bjellorusia liron 123 të burgosur pas heqjes së sanksioneve nga SHBA

Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

Dalëngadalë, treni ul shpejtësinë dhe pasagjerët kuptojnë se po hyjnë në një rrugë me lartësi të konsiderueshme, përgjatë një fjordi të bukur. Më pas, hekurudha kalon në një tunel për të dalë përballë një pllaje të madhe malore, mbuluar me dëborë. Treni në këtë pikë ndodhet në majë të rrafshnaltës më të madhe të Evropës të quajtur Hardangervidda, e cila mbulon afro 6500 km katrorë dhe ka një lartësi mesatare më shumë se 1 km mbi nivelin e detit. Këtu mund të kuptohet qartë se kjo është hekurudha më e lartë në Evropën Veriore dhe një mrekulli e vërtetë inxhinierike.

Puna për ndërtimin e kësaj linje filloi në vitin 1875 dhe deri në vitin 1909 u përfunduan 39 stacionet e saj, të lidhura me një shteg gjarpëror nëpër disa nga peizazhet më sfiduese që mund të imagjinoni. Këto relieve jo gjithmonë janë mikpritëse, pasi ndryshimet e papritura të motit, përbëjnë një sfidë më vete. Për këtë arsye janë ndërtuar 180 tunele, 1 tunel për çdo 2.75 km rrugë.

Sapo kalon rrafshnaltën Hardangervidda dhe vendin e skive “Geilo”, treni nis zbritjen në qytetin Voss. Bora nis e largohet, toka bëhet e gjelbër, ndërsa lumenjtë, liqenet dhe fjordet bëhen më të qarta dhe blu. Pas kësaj zone, treni endet midis shtatë kodrave dhe shtatë fjordeve për të arritur më pas në qytetin Bergen. Ky është dhe stacioni i fundit i një udhëtimi që zbulon thuajse të gjitha bukuritë natyrore dhe arkitekturore të Norvegjisë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste.

Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste.

13 December, 2025
Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

13 December, 2025
Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video)

Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video)

13 December, 2025
Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video)

Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video)

13 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result