• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Friday, May 9, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
Krimi shqiptar në Britani/ Statistika

Krimi shqiptar në Britani/ Statistika

by albnews
16 February, 2023
in Albania, Opinion, UK
0
7
VIEWS

E pa mundur që të kalojë një javë pa lexuar në shtypin Britanik për shqiptarët dhe krimet e tyre në Britani…

Tashmë për një shqiptar që jeton ne Britani, kjo është bërë rutine, madje merret me sportivitet dhe në shumë raste shpërfillet.

Po a përbëjnë me të vërtet shqiptarët me krimet që kryejnë një problem kaq të madh për Britaninë?

Çdo vepër penale e vogël apo e madhe përbën krim dhe përveç se bën pjesë në statistikat kriminale, ka edhe impaktin e vet në publik. Veprat penale të kryera nga shqiptarët në Britani, nuk mund të thuhet se kanë një rol te veçantë në mbarëvajten e shoqërisë angleze ne përgjithësi. Marrja e jetës se personit kryesisht me armë te ftohte duhet pranuar qe është krimi qe zë vendin kryesor si plagë e shoqërisë angleze, po ashtu dhuna ndaj njeriut,ngacmimet seksuale, vjedhja etj.

Nëse bëhet një vëzhgim kryesisht në mediat që shkruajnë kundër shqiptarëve, rëndësia që i jepet krimeve të tilla është e papërfillshme ne krahasim me shkrimet histerike ndaj shqiptarëve.

Të dënuarit shqiptarë për vrasje janë ne numër shumë te vogël, numërohen me gishtat e dorës dhe në përgjithësi janë vepra penale të kryera nga konfliktet e mbartura nga vendi origjinës.

Të dënuarit shqiptarë për vjedhje janë 20, kundrejt 2623 te dënuar deri në Shtator 2022 në total në Britani. Kjo statistike tregon qartë se për një krim që ka një impakt trondites ne shoqeri, shqiptarët janë ne numër shumë te vogël.

Një krim tjetër që ka një impakt të madh në publik kohët e fundit ne Britani është ‘fraud’, në shqip ‘mashtrimi për përfitime financiare’ dhe në burg ndodhen vetëm 3 shqiptarë nga rreth 7200 të dënuar nga Gjykata e Kurorës.Statistikat vjetore të Mars 2021-Mars 2022 tregojnë se ka 4.5 milionë raportime në agjencitë  ligjzbatuese per kete veper penale . “Froud” ka alarmuar publikun duke e etiketuar policinë si të paaftë në punën e saj për ta luftuar këtë krim dhe shqiptarët në këtë rast janë të fundit në listë.

Tabela e mëposhtme jep një tablo të krimeve të kryera nga shqiptarët në Britani si dhe numrin e të dënuarve për llojet e krimeve. Numrin më të madh e kryesojnë të dënuarit për kultivim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike (drogë) ku përqindja më e madhe e të dënuarve janë për Klas B-Kanabis. Kjo tregon dhe rritjen e përqindjes të armëmbajtjes pa leje, armë të ftohta në shumicën e rasteve.

Të dënuar për armë mbajtje (thike) në Angli janë 5815 ku vetëm 23 janë shqiptarë.

(Kjo tabele është marrë në bazë të ligjit mbi lirinë e informimit e kërkuar nga ALB UK)

Shifrat qe mund te perbejne shqetesim per per publikun anglez mund te themi qe jane 81 shqiptaret e dënuar për dhunë ndaj personit dhe 22 per dhunës seksuale.

1025 (77% e totalit) shqiptaret e denuar per lende narkotike, per shoqerine angleze nuk do te kishin te njejtin impakt me krimet e lart permendura pasi përdorimi i drogës në Britani është një fenomen i pranuar nga shoqëria dhe nuk ka paragjykime për këtë fenomen.

Britania është një nga konsumatorët më të mëdhenj të drogave të ndryshme qe nga vite 70 dhe nuk janë shqiptarët ata që e sollën apo e kontrollojnë tregtinë e drogës në Britani. Të dënuar me burg per lende narkotike, vetëm për vitin 2020 ne Britani jane 17 mijë persona (statistikat e vitit 2021 -22 janë në përpunim për arsye të Covid). Të regjistruara nga policia janë 175 mije krime qe lidhen me lëndët narkotike ndersa 42 mije jane masat e dhëna nga Gjykata e Kurorës, qe varjojne nga burg, orë pune në komunitet, arrest në shtëpi dhe kufizime te daljes.

Merseyside ku qendra është Liverpuli ka numrin më të madh te krimeve ne Britani ku shqiptarët sipas “ekspertëve të bandave kriminale”, nuk operojnë dot. Kjo tregon qartë se dhe për krimin e drogës nuk janë shqiptarët të parët, por të gjithë nacionalitet duke filluar nga të zotët e shtëpisë.

Për veprën e ngacmimit seksual, shqiptarët numërojnë 22 persona, ku shumica janë për dhunë ndaj ish- partnereve. Numri i raportimeve totale ne institucionet Britanike per ngacmim seksual ne vitin 2020 ka qenë 773 mijë dhe të dënuar me burg janë 12,744.

Pra nga statistikat e marra për krimet me impaktin më të madh në publik shqiptarët janë të pa llogaritshëm, por sulmet e vazhdueshme nga gazetat si The Sun, Daily Mail nuk rreshtin së shkruari ku i referohen ‘ekspertëve të bandave’ që as nuk ekzistojnë.

Te pyetur nga ALBUK TV, gazetarët e The Sun u mbrojtën duke theksuar te drejtën e mosdhënies së burimit të informacionit në lidhje me shifrat, studimet dhe të dhënat e paqena.

Në fund po sjellim statistikat e krimit të vrasjes me armë zjarri dhe armë të ftohte ku vetëm në një vit janë, vetëm të vrarë me thikë, janë 285 persona (afërsisht një në ditë), krim për të cilin shqiptarët numërohen me gishtat e njerës dorës.

Vlen të theksohet që konsumi i marijuanës, është një fenomen më se i zakonshëm në shoqërinë Britanike. Përdoruesit e saj llogariten në 38.7% të të rriturve te moshave 16-59. Duke qenë se numrin më të lartë të shqiptarëve të dënuar në Britani e zë tregtimi i kësaj lëndë narkotike, vënia ne “peshoren e drejtësisë” për nga impakti në shoqëri … një rezident i Londrës jugore, rreth moshës 50 vjeçare, me origjinë nga Xhamajka, do ta quante thjeshtë “bullshit”.

Me poshtë gjeni të renditur burimet e informacionit nga janë marrë statistikat në këtë shkrim.

Tabela e marrë nga statistikat e krimeve në Britani.

https://www.ons.gov.uk/peoplepopulationandcommunity/crimeandjustice/bulletins/crimeinenglandandwales/yearendingseptember2022#theft-offences

Statistikat e krimeve të drogës

https://www.dsdaily.org.uk/PDF/DrugCrime2020.pdf

Statistikat e krimeve për ngacmim seksual.  

https://ww.ons.gov.uk/peoplepopulationandcommunity/crimeandjustice/bulletins/sexualoffencesinenglandandwalesoverview/march2020

Statistikat e krimeve për vjedhje dhe mashtrim

https://www.ons.gov.uk/peoplepopulationandcommunity/crimeandjustice/articles/natureoffraudandcomputermisuseinenglandandwales/yearendingmarch2022#:~:text=73%25%20of%20incidents%20of%20bank,%25%20of%20%22other%20fraud%22%20incidents

Statistikat e armëmbajtjes pa leje.

Knife and Offensive Weapon Sentencing Statistics: April to June 2022 – GOV.UK (www.gov.uk)

Tags: lajme britanilajme shqiperi
Previous Post

Fjalët e ish-presidentit Ibrahim Rugova për Adem Demaçin në vitin 1990

Next Post

Historia e sirianes dhe foshnjës së saj që u shpëtuan nga rrënojat dy herë brenda tri ditëve

albnews

albnews

Related Posts

Vendimi/ Gjykata e Fierit e dënoi me 1 vit burg, Apeli i Tiranës shpall të pafajshëm Luiz Ejllin! U akuzua se falsifikoi dokumentin noterial me 210 mijë euro
Albania

Vendimi/ Gjykata e Fierit e dënoi me 1 vit burg, Apeli i Tiranës shpall të pafajshëm Luiz Ejllin! U akuzua se falsifikoi dokumentin noterial me 210 mijë euro

8 May, 2025
Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim
UK

Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim

8 May, 2025
Votimi nga diaspora, 62% e zarfeve kanë mbërritur në KQZ. Sot afati i fundit për tërheqjen e tyre
Albania

Votimi nga diaspora, 62% e zarfeve kanë mbërritur në KQZ. Sot afati i fundit për tërheqjen e tyre

8 May, 2025
Next Post
Historia e sirianes dhe foshnjës së saj që u shpëtuan nga rrënojat dy herë brenda tri ditëve

Historia e sirianes dhe foshnjës së saj që u shpëtuan nga rrënojat dy herë brenda tri ditëve

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Vendimi/ Gjykata e Fierit e dënoi me 1 vit burg, Apeli i Tiranës shpall të pafajshëm Luiz Ejllin! U akuzua se falsifikoi dokumentin noterial me 210 mijë euro

Vendimi/ Gjykata e Fierit e dënoi me 1 vit burg, Apeli i Tiranës shpall të pafajshëm Luiz Ejllin! U akuzua se falsifikoi dokumentin noterial me 210 mijë euro

8 May, 2025
“Non Grata” e Berishës, PD përshëndet përgjigjen e DASH: Ishte betejë për lirinë e shqiptarëve për të zgjedhur udhëheqësit e vet

“Non Grata” e Berishës, PD përshëndet përgjigjen e DASH: Ishte betejë për lirinë e shqiptarëve për të zgjedhur udhëheqësit e vet

8 May, 2025
Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim

Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim

8 May, 2025
Zv.presidenti amerikan, Vance: SHBA dhe Evropa në të njëjtin ekip, qesharake të mendosh për një përçarje

Zv.presidenti amerikan, Vance: SHBA dhe Evropa në të njëjtin ekip, qesharake të mendosh për një përçarje

8 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4667 shares
    Share 1867 Tweet 1167
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2374 shares
    Share 950 Tweet 594
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1856 shares
    Share 742 Tweet 464
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1806 shares
    Share 722 Tweet 452
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1693 shares
    Share 677 Tweet 423
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM