Vazhdojnë përpjekjet e kërkim-shpëtimit në zonat e prekura nga tërmeti në shtetin turk.
Ekipet garojnë me kohën për të gjetur njerëz të gjallë nën gërmadhat e shkaktuara nga tërmeti.
Së fundi, tre persona, mesin e tyre një fëmijë u shpëtuan nga rrënojat në provincën e Hatayt.
Ata u nxorën të gjallë pas 296 orëve nga gërmadhat e banesës “Kanatlı” në qendër të Antakyas, raportojnë mediat turke.
Turqia është tronditur nga tërmeti më i madh që ka përjetuar në shumë vite.
Mijëra ndërtesa u shkatërruan në 10 provinca, rreth 40 mijë njerëz humbën jetën.