Tërmet i shkallës 4.2 në Britani, njerëzit thonë se i kanë ndier lëkundjet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Britania e Madhe u godit mbrëmë nga një tërmet. Njerëz në pjesën jugore të Uellsit e në West Midlands kanë raportuar se kanë ndier dridhje.

Sistemi i Androidit për Njoftime për Tërmete njofton se dridhja e kishte fuqinë e 4,2 shkallëve, ndërsa Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane tha se tërmeti ishte me fuqi prej 3,8 shkallësh, raporton gazeta “The Independent”.

Thellësia e dridhjes ishte dy kilometra nën sipërfaqe dhe tërmeti ndodhi në orën 23 e 59 minuta, tha EMSC-ja, 12 kilometra në veri të Rhondda-s.

Shumë njerëz raportuan se i kanë vërejtur muret e shtëpive të tyre duke u dridhur.

“Mund të konfirmojmë se muret e shtëpisë sonë u drodhën nga tërmeti me fuqi prej 4,2 shkallësh pak pas mesnatës në jug të Uellsit. Ndjenja ishte sikur një veturë të ishte futur në shtëpi”- shkroi dikush në “Twitter”.

Share This Article