ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Mahmood pritet të miratojë rregullin ‘vetëm qëndrime të përkohshme’ për azilkërkuesit e suksesshëm 19 minutes ago
Dëbimet pa faj do të ndalohen në Angli nga maji 22 minutes ago
Titujt e Gazetave në UK 25 minutes ago
BBC i kërkon falje Trumpit për redaktimin në Panorama, por refuzon të paguajë kompensim 31 minutes ago
Guvernatori i Oklahomës fal të dënuarin me vdekje pak para injektimit 34 minutes ago
Next
Prev
Home Kosova

Bruksel/ Nis takimi Kurti – Vuçiç

albnews by albnews
27 February, 2023
in Kosova
0
Bruksel/ Nis takimi Kurti – Vuçiç
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Shefi për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, pas përfundimit të takimeve veç e veç me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç, ka nisur takimin e përbashkët me të dy liderët nën shoqërimin e emisarit të posaçëm të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Ky takim pritet të përfundojë rreth orës 18:00 e pastaj palët pritet të dalin me një deklaratë të përbashkët e me garanci verbale se është arritur pajtim i përbashkët për nënshkrimin e “Marrëveshjes Bazë” të mbështetur në propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve.

RelatedPosts

Caktohet data, kur do të dëshmojë në Hagë ish-komandanti i NATO-s Wesley Clark

Rasti Vukashinoviq mbetet mister – avokati Niniq: Mafia e ka prangosur shtetin, prokuroria po hesht

Ankesa për Serbinë, kryenegociatori Bislimi: Nuk po pranojnë ndihmat për shqiptarët

Megjithatë, nëse kjo nuk ndodhë, publikut të gjerë do t’i drejtohet vetëm kryediplomati Borrell përmes një konference për media menjëherë pas takimit, gjë që nënkupton se priten të jenë negociata të shpejta. Por, siç ka mësuar Albanian Post, ky takim mund të zgjasë deri në orën 21:00.

Në Bruksel ndodhet edhe i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili fillimisht ka takuar presidentin e Serbisë, për të vazhduar më pas sipas agjendës.

Ndonëse propozimi franko-gjerman që ‘trazoi’ skenën politike në Prishtinë dhe në Beograd u është dorëzuar dy liderëve në fund të verës së vitit të kaluar, fillimisht si “plan fillestar”, pastaj si dokument i modelit “merre ose lëre”, përmbajtja e tij nuk është bërë akoma publike.

Ky propozim, të cilin e pati publikuar ekskluzivisht Albanian Post, parasheh të drejta të barabarta për Kosovën dhe Serbinë, respektim të integritetit territorial, paprekshmëri të kufijve, njohje të simboleve shtetërore dhe garanci shtesë për komunitetin serb në Kosovë.

Është bërë e qartë gjithashtu që në këtë fazë propozimi evropian nuk është më i negociueshëm. Pra, palët kanë vetëm dy mundësi – pranim ose refuzim. Pranimi nënkupton shpërblime, ndërkaq refuzimi nënkupton penalizime edhe sanksione personale ndaj Kurtit dhe Vuçiç-it.

Kryeministri Kurti vazhdimisht ka deklaruar se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, si një mekanizëm një-etnik, do ta gjymtonte funksionalitetin e Kosovës multi-etnike, duke trumbetuar kështu “minishtetin” serb në Kosovë.

Ndërsa plani i propozuar franko-gjerman, që gëzon edhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, nuk e përfshin njohjen reciproke e as anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, sikur ngulmonte vazhdimisht Kurti.

Presidenti Vuçiç nga ana tjetër, që ende nuk ka sanksionuar Rusinë aleate për agresionin në Ukrainë, po e përdor ende politikën e jashtme “edhe me Rusinë, edhe me Perëndimin” për të fuqizuar kushtet e tij, duke përdorur edhe tërheqjen e serbëve nga të gjitha institucionet politike, juridike dhe të sigurisë në veri të Kosovës.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Mahmood pritet të miratojë rregullin ‘vetëm qëndrime të përkohshme’ për azilkërkuesit e suksesshëm

Mahmood pritet të miratojë rregullin ‘vetëm qëndrime të përkohshme’ për azilkërkuesit e suksesshëm

14 November, 2025
Dëbimet pa faj do të ndalohen në Angli nga maji

Dëbimet pa faj do të ndalohen në Angli nga maji

14 November, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

14 November, 2025
BBC i kërkon falje Trumpit për redaktimin në Panorama, por refuzon të paguajë kompensim

BBC i kërkon falje Trumpit për redaktimin në Panorama, por refuzon të paguajë kompensim

14 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result