• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Tuesday, May 13, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
Revolucion intelektual dhe ChatGPT

Revolucion intelektual dhe ChatGPT

by albnews
28 February, 2023
in Bota, Opinion
0
3
VIEWS

Nga: Henry Kissinger, Eric Schmidt dhe Daniel Huttenlocher

Një teknologji e re po përpiqet ta transformojë rrënjësisht procesin njohës tek njerëzit, që nga koha e shpikjes së shtypshkronjës. Teknologjia që shtypi Biblën e Gutenbergut në vitin 1455, e bëri mendimin abstrakt njerëzor më të komunikueshëm dhe me të shpejtë.

Por, teknologjia e re po e ndryshon atë proces. Teksa shtypshkronja prodhoi një bollëk të mendimit njerëzor modern, teknologjia e re po arrin distilimin dhe përpunimin e tij. Në këtë proces ajo po krijon një hendek midis njohurive njerëzore dhe të kuptuarit njerëzor.

Në rast se dëshirojmë që ta kalojmë me sukses këtë transformim, duhet të zhvillojmë disa koncepte të reja të mendimit njerëzor dhe ndërveprimit me makineritë. Kjo është sfida thelbësore e Epokës së Inteligjencës Artificiale. Teknologjia e re njihet si Inteligjenca Artificiale Gjeneruese; GPT do të thotë Transformimi Gjenerativ i Trajnuar Paraprakisht. ChatGPT, i zhvilluar në laboratorin kërkimor OpenAI, është tashmë në gjendje të bisedojë me njerëzit. Derisa kapacitetet e tij po bëhen gjithnjë e më të gjera, ato do të ripërcaktojnë njohuritë njerëzore, do të përshpejtojnë ndryshimet në strukturën e realitetit tonë, dhe do ta riorganizojnë politikën dhe shoqërinë.

Inteligjenca Artificiale Gjeneruese paraqet një sfidë filozofike dhe praktike në një shkallë të paprecedentë që nga fillimi i Epokës së Iluminizmit. Shtypshkronja u dha dikur mundësi studiuesve që të përsërisin shpejt gjetjet e njëri-tjetrit dhe t’i ndanin ato me të tjerët.

Një konsolidim dhe përhapje e paprecedentë e informacionit solli metodën shkencore. Ajo që kishte qenë e padepërtueshme u bë pikënisja e përshpejtimit të pyetjeve. Interpretimi mesjetar i botës, i bazuar në besimin fetar, u minua në mënyrë progresive. Mund të eksploroheshin thellësitë e Universit derisa të arriheshin kufijtë e rinj të të kuptuarit njerëzor.

Ngjashëm, Inteligjenca Artificiale Gjeneruese do të hapë një rrugë të re revolucionare për arsyen njerëzore dhe horizonte të reja për njohuritë e konsoliduara. Por, ndërkohë ekzistojnë disa dallime thelbësore. Njohuritë gjatë Iluminizmit u arritën në mënyrë progresive, hap pas hapi, të ndjekur nga çdo hap i testueshëm dhe i mësueshëm.

Ndërkohë, sistemet e aktivizuara nga Inteligjenca Artificiale (AI) mund të ruajnë dhe distilojnë një sasi të madhe informacioni ekzistues. Dhe, në rastin e ChatGPT një sasi të madhe materialesh dhe një numër të madh librash. Mbajtja e atij vëllimi informacioni dhe përpunimi i tij është përtej kapacitetit të njeriut.

Metodat e sofistikuara të AI-së prodhojnë rezultate pa shpjeguar pse apo si funksionon procesi i tyre. ChatGPT vepron pas një pyetje të bërë nga një njeri. Makineria përgjigjet me tekst brenda sekondave. Ajo është në gjendje ta bëjë këtë sepse përmban të dhëna të shumta, dhe është trajnuar për përdorimin e tyre.

Kapacitetet e AI-së nuk janë statike. Ato zgjerohen në mënyrë eksponenciale me përparimin e  teknologjisë. Kohët e fundit, kompleksiteti i modeleve të AI-së është dyfishuar çdo disa muaj. Prandaj, sistemet gjeneruese të AI-së kanë aftësi të mbeten të pazbuluara edhe për shpikësit e tyre. Ndaj e ardhmja jonë bart tani një element krejtësisht të ri të misterit, rrezikut dhe befasisë.

Ne i kërkuam ChatGPT të shpjegonte aftësitë e veta. A mund të parashikojë të ardhmen?

Jo, u përgjigj ai. “Unë mund të jap informacion dhe t’u përgjigjem pyetjeve, vetëm në bazë të të dhënave për të cilat jam trajnuar. Unë nuk kam përvoja personale apo vetëdije, prandaj nuk jam në gjendje të bëj parashikime për ngjarjet e ardhshme”- shtoi ai.

Por, a është në gjendje të bëjë gjykime probabilistike? “Unë mund të jap gjykime probabilistike bazuar në të dhënat mbi të cilat jam trajnuar. Për shembull, nëse jam trajnuar për një grup të madh të dhënash të modeleve të motit, mund të jem në gjendje të jap një gjykim probabilistik në lidhje me gjasat që të ndodhë një lloj i caktuar moti në një vend të caktuar në një ditë të caktuar. Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se këto gjykime probabilistike bazohen në modele dhe tendenca të të dhënave, dhe ato mund të mos pasqyrojnë gjithmonë me saktësi rezultatet e botës reale”.

E pyetëm ChatGPT-in për çështje me interes të madh për momentin, si për shembull për rolin e Rusisë në ruajtjen ose minimin e stabilitetit evropian. Ai dha përgjigje në dukje të menduara dhe të përmbledhura në më pak se një minutë, duke balancuar informacione kontradiktore dhe duke u përgjigjur pa u dukur se kishte një mendim të përpunuar.

Nga ana tjetër, Inteligjenca Artificiale gjeneruese duket mbinjerëzore, ose të paktën shumë e zgjeruar në aspektin e aftësive njohëse. Për përdoruesit naivë, ai mund të duket si shumë i shpejtë dhe shumë i artikuluar. E lehtëson përmbledhjen dhe shqyrtimin e njohurive të botës në një mënyrë shumë më efektive sesa çdo lloj programi tjetër ekzistues teknologjik ose njerëzor, dhe këtë e bën me një gjithë-përfshirje unike.

Aftësia e tij për të integruar fusha të shumta njohurish, dhe për të imituar aspekte të shumta të mendimit njerëzor e bën atë një polimat në një shkallë që tejkalon ambiciet e çdo grupi njerëzish të nivelit të lartë. Të gjitha këto cilësi inkurajojnë pranimin e padiskutueshëm të çdo gjëje që gjeneron GPT dhe një lloj atmosfere magjike mbi funksionimin e tij.

Brenda pak ditësh nga fillimi i funksionimit të ChatGPT, më shumë se një milionë njerëz u regjistruan për t’i bërë pyetje. Qindra kompani janë duke punuar në teknologjitë gjeneruese me shumë investime. Më të mëdhenjtë prej këtyre modeleve janë të kushtueshme për t’u trajnuar: një miliardë dollarë për model. Pasi të trajnohen, mijëra kompjuterë punojnë 24 orë në ditë për t’i përdorur ato.

Ky zhvillim do të ndryshojë shumë fusha, si për shembull arsimin dhe biologjinë. Aftësitë e tyre – nga shkrimi i batutave tek vizatimi i pikturave deri tek dizajnimi i antitrupave – ka të ngjarë të vazhdojnë të na befasojnë. Rëndësia afatgjatë e Inteligjencës Artificial gjeneruese i kapërcen pasojat tregtare apo edhe përparimet shkencore jokomerciale.

Nuk është vetëm gjenerimi i përgjigjeve. ChatGPT gjeneron pyetje të thella filozofike. Do të ndikojë tek diplomacia dhe strategjitë e sigurisë. Megjithatë, asnjë nga krijuesit e kësaj teknologjie nuk po adreson problemet që do të krijojë vetë kjo teknologji. As qeveria amerikane nuk i ka trajtuar ndryshimet dhe transformimet thelbësore që po ndodhin.

ChatGPT nuk ka një personalitet të dukshëm, megjithëse përdoruesit e tij e kanë nxitur herë pas here të veprojë si binjaku i tij i keq. Mungesa e një autori të identifikueshëm në ChatGPT e bën më të vështirë për njerëzit që të kuptojnë prirjet e tij sesa do të ishte në rastin e gjykimit të një këndvështrimit politik apo shoqëror të një qenieje njerëzore.

Arsimi në veçanti do të duhet të përshtatet me këtë revolucion të ri. Sistemet tona arsimore dhe profesionale duhet të ruajnë një vizion të njerëzve si krijesa morale, psikologjike dhe strategjike që janë unikisht të afta për të dhënë gjykime tërësore.

Makineritë do të evoluojnë shumë më shpejt sesa gjenet tona, duke shkaktuar një dislokim të brendshëm dhe një divergjencë ndërkombëtare. Ne duhet t’i përgjigjemi me maturi proporcionale, veçanërisht në filozofi dhe konceptualizëm, në nivel kombëtar dhe global. Harmonizimi global do të duhet të shfaqet ose nga perceptimi ose nga katastrofa, siç e parashikoi Emanuel Kant tre shekuj më parë.

Ne duhet të përfshijmë një paralajmërim për këtë parashikim: Çfarë ndodh nëse kjo teknologji nuk mund të kontrollohet plotësisht? Po sikur të ketë gjithmonë mënyra për të gjeneruar gënjeshtra, fotografi false dhe video të rreme, dhe njerëzit nuk do të mësojnë kurrë të mos besojnë atë që shohin dhe dëgjojnë?  /Burimi: “Wall Street Journal”/Në shqip nga: Bota.al/

(Kissinger shërbeu si Sekretar amerikan i Shtetit në vitet 1973-1977. Shmid ka qenë drejtor ekzekutiv nnë Google në vitet 2001-11. Ndërsa Hatenlosher është dekan i Kolegjit Shvarcman të Informatikës në Institutin e Teknologjisë të Masaçusetsit. Ata janë autorë të librit “Epoka e Inteligjencës Artificiale dhe e ardhmja e njerëzimit”)

Previous Post

VIDEO/ Erdogan u jep para fëmijëve të prekur nga tërmeti, por veprimi kritikohet

Next Post

Steven Seagal nderohet me titullin e lartë nga Vladimir Putin

albnews

albnews

Related Posts

Donald Trump gati të marrë avionin presidencial “dhuratë” nga Katari
Bota

Donald Trump gati të marrë avionin presidencial “dhuratë” nga Katari

12 May, 2025
Evropa bashkohet në Londër kundër lojërave të Rusisë: S’mund të ketë bisedime nën zjarr
Bota

Evropa bashkohet në Londër kundër lojërave të Rusisë: S’mund të ketë bisedime nën zjarr

12 May, 2025
SHBA-ja dhe Kina arrijnë marrëveshje për uljen e tarifave doganore
Bota

SHBA-ja dhe Kina arrijnë marrëveshje për uljen e tarifave doganore

12 May, 2025
Next Post
Steven Seagal nderohet me titullin e lartë nga Vladimir Putin

Steven Seagal nderohet me titullin e lartë nga Vladimir Putin

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Ndryshon ndarja e mandateve, bie PS, rritet PD

Ndryshon ndarja e mandateve, bie PS, rritet PD

12 May, 2025
PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Shqipëria nuk po na ndjek, por ne nuk dorëzohemi

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Shqipëria nuk po na ndjek, por ne nuk dorëzohemi

12 May, 2025
Shqipëria as bashkë nuk ka mundësi të bëhet

Shqipëria as bashkë nuk ka mundësi të bëhet

12 May, 2025
Donald Trump gati të marrë avionin presidencial “dhuratë” nga Katari

Donald Trump gati të marrë avionin presidencial “dhuratë” nga Katari

12 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4690 shares
    Share 1876 Tweet 1173
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2387 shares
    Share 955 Tweet 597
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1868 shares
    Share 747 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1807 shares
    Share 723 Tweet 452
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1695 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM