Nuk ka të ndalur tragjedia dhe dhimbja për qindra të mbijetuar nga tërmeti në Turqi, ku një pjesë e madhe e të cilëve kanë humbur gjithçka në 6 shkurt.
Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar këtë herë në një kamp strehimi ku qëndronin disa persona pa shtëpi, i cili u përfshi mbrëmjen e kaluar nga flakët.
Për pasojë, 2 fëmijë të mitur sirianë humbën jetën nga zjarri, ndërkohë dhjetëra të tjerë mbetën të lënduar.
Familja e dy fëmijëve ishte me origjinë nga Idlibi dhe ishte evakuuar dy herë nga Siria, njëherë kur nisi lufta dhe herën e dytë pas tërmeteve shkatërrimtarë që goditi zonën kufitare mes dy vendeve.