Liverpool i shkakton “tërmet” shtatë ballë Manchester United

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Liverpul- Manchester Unitedit pritej të ishte një ndeshje e paharrueshme mes dy skuadrave të cilat kanë rivalizuar gjithmonë në një përballje klasike të futbollit anglez.

E paharrueshme ka qenë me të vërtetë, për një rezultat të jashtëzakonshëm të të kuqve përballë skuadrës së drejtuar nga Erik ten Hag.

Liverpuli dominoi dhe ia doli që të mbyllte fraksionin e parë të lojës në avantazh me golin e Gakpo.

Më pas, në pjesën e dytë, nisi “masakra” e  mirëfilltë, pasi menjëherë erdhën golat e vendasve të cilët ndëshkuan gabimet e njëpasnjëshme të mbrojtësve miq që i dhuruan raste të pastra para De Geas.

Kështu Gakpo plotësoi dygolëshin, ashtu siç bënë edhe Nunjez e Salah, ndërsa në fund edhe Firmino i vendosi vulën e tij ndeshjes me golin e 7-0 ndaj rivalëve historikë, gjë që nuk ndodhte që nga viti 1916.

Share This Article