Stfati në një shoqatë bamirëse shqiptare në lindje të Londrës së fundi nisi duke ndihmuar një djalë 16 vjeçar që ishte trafikuar me një anije për në Britani vitin e kaluar, ishte vendosur në një hotel pas mbërritjes, dhe më pas ishte kidnapuar nga trafikuesit për të punuar në një fermë të kanabisit në Leeds.
Ky djalë është mes 12 mijë e 561 shqiptarëve që kishin udhëtuar në Mbretërinë e Bashkuar me anije vitin e kaluar, dhe e gjeti veten në qendrën e debatit për emigracionin ilegal nga ish-shtetet komuniste të varfëra.
“Një shqiptar i moshuar në një hotel i premtoi se do t’i ndihmonte për të gjetur motrën e tij që kishte jetuar në Londër. Në vend të kësaj ai u dërgua të punonte në një fermë kanabisi,” – u shpreh një anëtare e stafit te bamirësia Shpresa. Ai u vendos brenda kësaj shtëpie të kanabisit për tre muaj, deri kur policia e bastisi atë vend e pa se ai ishte fëmijë dhe e ribashkoi me të motrën.
Statistikat e emigracionit tregojnë se shqiptarët e përbëjnë 28 përqindëshin e arritjeve në Mbretërinë e Bashkuar me varka të vogla në vitin 2022, pjesën më të madhe për çdo kombësi, të ndjekur nga afganët me 20 për qind. Nga shqiptarët që kishin mbërritur, 85 për qind kishin aplikuar për azil, dhe rreth 12 për qind thanë që kishin qenë viktima të skllavërisë moderne. Kjo paraqet një rritje të madhe për dallim nga viti 2020 kur vetëm 50 shqiptarë kishin ardhur me varka të vogla.
Rritja në arritjet e shqiptarëve u bë pjesërisht ajo që çoi në sekretaren Suella Braverman të thoshte për një “invazion në bregun tonë jugor” gjatë muajit nëntor. Pozicioni i qeverisë është që, asi një shtet kandidat për pranim në BE, Shqipëria është shtet i sigurt, dhe njerëzit që jetojnë atje “nuk përballen me rrezikun e persekutimit”.
Dan O’Mahoney ishte, deri në janar, zyrtari që kishte për detyrë të merrej me rritjen e arritjeve me varka të vogla në Mbretërinë e Bashkuar. Ai iu tha deputetëve vjeshtën e kaluar që rritja “eksponenciale” erdhi për shkak se bandat kriminale shqiptar ekishin “marrë dizgjinat në veri të Francës dhe kishin nisur lehtësimin e rrugës për një numër të madh të emigrantëve”. Ai vlerësoi se 1-2 për qind e popullësisë shqiptare e kishin bërë atë rrugë, një shifër që kontestohet nga zyrtarët shqiptarë.
Rreth 53 për qind e aplikimeve për azil të shqiptarëve ishin miratuar mes janarit dhe qershorit të vitit të kaluar. Ata që punojnë me të mbërriturit e këtyre varkave në strehimoren Shpresa ndihen se janë në mes të një lufte politike. Mbërritjet e shqiptarëve janë demonizuar nga disa politikanë dhe pjesë të mediave si emigrantë ekonomikë dhe kirminelë, ndërsa stafi i shoqatës i sheh si njerëz me nivelet më të larta të lëndueshmërisë.
Në ditën kur Guardiani i vizitoi, 53 shqiptarë kishin vizituar qendrën për kurs të gjuhëve dhe sesione këshillimi. Disa prej tyre që kishin përjetuar dhunën në familje apo që kishin ikur nga martesa të detyruara morën mbështetje nga vullnetarët; stafi po ashtu ndihmoi disa gra që ishin trafikuar e ishin futur në prostitucion.
“I kemi kaluar kufijtë e punës tonë,” – tha menaxherja i Shpresës, që kërkoi të mbeste anonime pasi nuk ndihej rehat me famën në një kohë kur kishte armiqësi ndaj shqiptarëve.
Ndërsa stafi e pranonte që kishte një varf faktorësh që shtynte njerëzit të udhëtonin për në Mbretërinë e Bashkuar, megjithatë ishin të tronditur me mënyrën se si përshkruheshin shqiptarët si emigrantë ekskluzivisht ekonomikë në kërkim të mundësive më të mira të punës.
“Si mund të jetë një fëmijë emigrantë ekonomik?” – tha menaxherja e kësaj strehimoreje, duke iu referuar djalit të trafikuar në kultivimin e kanabisit.
Të rinjtë shqiptarë në një sesion grupi të organizuar nga Shpresa kishin përshkruar diskriminimin me të cilin ishin përballur prej kur doli lajmi për rritjen e numrit të shqiptarëve që po arrinin me anije vjeshtën e kaluar. “Në vitin 2015, nejrëzit kishin emnduar se ne po vinin që të merrnim punë e përfitime. Tash njerëzit po na thonë se jemi të gjithë kriminelë,” – tha një i ri, që ishte trafikuar për në Britani si tinejxher.
“S’është kohë e mirë të kërkosh punë nëse keni fjalën shqiptar në CV. Ndihemi sikur jemi bërë kokë turku në krizën politike të Britanisë mbi emigracionin.”
Arduri (s’është emri i vërtetë), 25 vjeçar, tha që nuk kishe pasur asnjë dëshirë që të linte prindërit e familjen tetë vjet më parë kur ishte bërë 17 vjeçar, por një mosmarrëveshje mes familjes së tij dhe një familjeje tjetër në një fshat të veriut të Shqipërisë ku ishte rritur ishte bërë e dhunshme, dhe nga frika se ai do të shënjestrohej, babai i tij kishte paguar që ai të trafikohej për në Brutani.
“Erdha sepse e kisha jetën në rrezik,” – u shpreh ai.
Aplikimi i tij për azil ishte refuzuar, por në vend se të kthehej nga kishte ardhur – prindërit dhe vëllezërit e vegjël prej atëherë kishin ikur për në Gjermani – ai nisi të punonte në të zezën në Londër.
Akademikët ndërkohë kanë mbetur pa përgjigje për rritjen e numrit të shqiptarëve në Britani.
Kryeministri Rishi Sunak kishte nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me qeverinë e Shqipërisë në muajin dhjetor, dhe një udhëzim i ri sipas tij do t’i dorëzohej punëtorëve të emigracionit që të bëhej “krejt e qartë se Shqipëria ishte vend i sigurt”.Artikulli i mëposhtëm është shkruar nga The Guardian