Albania
Berisha takim me mësuesit: Arsimi, viktima madhore e këtij regjimi. Kjo qeveri ka partizuar arsimtarin
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvillur një takim me mësues me rastin e 7 Marsit.
Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati Berisha ka theksuar se mësuesit e sidomos ato shqiptarë me kushtet në të cilat kanë dhënë mësim janë misionarë të dijes dhe qytetërimit.
Kryetari i PD-së Berisha nuk ka kursyer akuzat teksa ka thënë se sipas tij, qeveria ka vendosur në piedestal injorancën, ka partizuar arsimin dhe arsimtarin.
Sali Berisha: Me pasionin, përkushtimin, mësuesit dhe mësueset ndriçojnë mendjet e fëmijëve tanë me dije, me edukim, qytetërim. Mëkojnë së bashku me familjen ndjenjën e dashurisë për atdheun, kombin. Në të gjithë historinë sakrificat e mësuesve shqiptarë janë të jashtëzakonshme. Kushtet në të cilat kanë ushtruar profesionin e tyre, kushtet e strehimit, jetesës, rritjes së fëmijëve, në zonat më të largëta, të thella në të 4 anët e vendit i bëjnë ata misionarë të vërtetë të dijes dhe qytetërimit.
Asgjë një shoqëri dhe një komb nuk mund të ketë më të rëndësishme dhe serioze se arsimin. Asnjë profesion tjetër, një shoqëri dhe një komb nuk mund të ketë më të rëndësishëm përveç se atë të mësuesit. Zhvillimi i një sistemi arsimor që të përmbushë detyrat, misionin, ndaj shoqërisë dhe kombit, ndonëse është procesi më serioz, është njëkohësisht edhe një proces jo i thjeshtë. Është një proces që kërkon përpjekje të mëdha. E vërteta është se sot në këto 9 vite kleptokraci në këto 8 vite kakistokraci, sundimit të më të këqinjve, në këto 9 vite të varfërimit të frikshëm të qytetarëve shqiptarë, në këto 9 vite të shkretimit si kurrë në histori me këtë shpejtësi të kombi tonë, arsimi, mësuesja, mësuesi kanë qenë nga viktimat madhore të këtij regjimi. Sot mësuesia nuk është më një profesion i preferuar dhe këto janë sirena të frikshme alarmi për një komb. Një profesion që qëndron në një piedestal si asnjë tjetër dhe këtë nuk e duan, të rinjtë nuk e pëlqejnë, sepse kjo qeveri e ka përçmuar këtë profesion, e ka denigruar këtë profesion.
Kjo qeveri ka vendosur në piedestal, vulgun, injorancën. Kjo qeveri ka partizuar arsimin, arsimtarin. Misionarë të dijes, edukimit dhe qytetërimit. Asgjë nuk mund të ketë më shumë një komb më të rëndësishëm atë trë mësuesit dhe të mësueses. Sot mësuesia nuk është më një profesion i preferuar dhe këto janë sirena alarmi. Këtë nuk e duan të rinjtë nuk e përlqejnë sepse kjo qeveri e ka përcmuar këtë profesion, e ka denigruar këtë profesion. Kjo qeveri ka vendosur në piedestal vulgun, injorancën, kjo qeveri ka partizuar arsimin, arsimtarin. Kjo qeveri ka kryer një genocide të vertëtë ndaj shqiptarëqve me krijimin e kushteve për shpopullimin e vendit. 780 shkolla janë mbyullur, është ulur frikshëm numri i mësuesve. Mësuersit paguhen 2 herë më pak se mësuesit në Kosovë, në Mal të Zi dhe në cdo vend të rajonit. 9 vite më parë, ata kishin pagat më të larta në rajon. U bë një përpjekje e madhe për të ngritur një infrastrukturë arsimore.
Në fjalën e tij, kryedemokrati Berisha është shprehur se gjatë 9 viteve të fundit është reduktuar në mënyrë të frikshme numri i mësusve si dhe janë mbyllur 760 shkolla.
Sali Berisha: Kjo qeveri ka kryer një gjenocid të vërtetë ndaj shqiptarëve me krijimin e kushteve për shpopullimin e vendit. Janë mbyllur 760 shkolla, është reduktuar në mënyrë të frikshme numri i mësuesve. Mësuesit shqiptarë sot paguhen dy herë më pak se mësuesit në Kosovë, Mal të Zi dhe se mësuesit në ccdo vend të rajonit. 9 vite më parë ata kishin pagat më të larta në rajon. U bë një përpjekje e madhe për të ngritur një infrastrukturë moderne arsimore. U ndërtuan në një hark kohor 8-vjeccar mbi 1300 shkolla, kopshte dhe institucione të tjera të arsimit. U shtri interneti në çdo shkollë, u bënë përpjeke të mëdha për modernizimin e mësimdhënies. Shqipëria pati ngjitje vertikale në sistemin e Pizas. Sigurisht që ishte larg pozicionit që do të donim, por ngjitja ishte vertikale dhe kjo ishte meritë e mësuesve tanë. Universitetet u shndërruan në universitete të dyerve të hapura për fëmijët e shqiptarëve.
Albania
Berisha uron Kurtin për fitoren: Zgjedhjet, një sukses i vërtetë i demokracisë në Kosovë!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për fitoren e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Përmes po postimi në rrjetet sociale, Berisha shkruan se edhe partitë e tjera politike të Kosovës mbajtën qëndrime dinjitoze gjatë fushatës, për respektimin e vullnetit të qytetarëve.
Po ashtu Berisha shkruan se këto zgjedhje treguan se në Kosovë ka garë të lirë dhe demokratike, shkruan A2 CNN.
Kreu i PD nuk harroi të akuzonte kryeministrin Edi Rama për pengim të procesit të rregullt zgjedhor në Shqipëri.
Postimi i Berishës:
Zgjedhjet Parlamentare të 28 dhjetorit 2025 në Kosovë, një sukses frymëzues për Shqipërinë
Të dashur miq, dje Kosova zhvilloi zgjedhjet palamentare të parakohshme, të dytat në një hark kohor 10 mujor. Këto zgjedhje për fushatën, procedurën e votimit, garën e lirë, administrimin e votës ishin një sukses i vërtetë i demokracisë së re të Kosovës dhe mbarë qytetarëve të saj dhe shpresoj një frymëzim për shqiptarët në Shqipëri, ku armiku i egër i votës së lirë të qytetarëve shqiptarë, Ramaduro i Europës, ka shndërruar procesin jetik të zgjedhjeve të lira në farsë të shëmtuar elektorale.
Me këtë rast dua të uroj përzemërsisht qytetarët e lirë të Kosovës, autoriteret e vendit dhe institucionet e administrimit të procesit zgjedhor dhe forcat politike për arritjen e vërtetë të rendit demokratik të vendit të tyre.
Uroj fituesin e zgjedhjeve Z. Albin Kurti për fitoren e thellë të këtyre zgjedhjeve, por edhe të gjitha forcat e tjera politike për pjesëmarrjen dhe qëndrimet e tyre dinjitoze gjatë fushatës dhe respektimin e vendimit të sovranit. Dhe njëherë urime Kosovës, krenari e shqiptarëve! #sb
Albania
Autoboti i pastrimit të ujërave të zeza, po shpërndan ujë për qytetarët në Vlorë
Qytetarët e Vlorës kanë protestuar sërish sot para dyerve të Bashkisë pasi prej 4-5 ditësh janë pa ujë të pijshëm pas një defekti në linjën kryesore të ujësjellësit.
Njëri prej qytetarëve ka telefonuar kryebashkiaken Brunilda Mersini duke i kërkuar që të vijë personalisht dhe të bisedojë me qytetarët për situatën por Mersini i ka mbyllur telefonin qytetarit pa i dhënë asnjë zgjidhje.
Si pasojë e pakënaqësisë, qytetarët janë zhvendosur në rrugën kryesore, duke bllokuar qarkullimin. Ata kanë pasur disa përplasje me policinë dhe kanë hedhur vezë dhe letra higjenike para ambienteve të Bashkisë.
Ndërkohë, Ujësjellësi i Vlorës ka njoftuar banorët se uji i sjellë me autobotë duhet përdorur vetëm për nevoja emergjente dhe jo për konsum oral. Në njoftim thuhet:
‘Ujësjellës Kanalizimeve Rajoni Vlorë, njofton qytetarët se ujin të cilin po e marrin nga autobotet, duhet t’a përdorin për nevoja emergjente dhe jo për përdorim oral.’
Nga ana tjetër qytetarët shprehen se autoboti që shihni në foto përdoret për zhbllokimin e pusetave të ujërave të zeza, por tani po shpërndan edhe ujë dhe në pikë të hallit kanë marrë bidonat dhe po mbushin ujë.
Albania
Vlora 4 ditë pa ujë, kryetarja e bashkisë: Defekti, fatkeqësi natyrore. Ujësjellësi s’është në varësinë tonë, protestën po e bën opozita
Kryetarja e Bashkisë së Vlorës Bruna Mersini, në një deklaratë për mediat lidhur me situatën e mungesës së ujit prej katër ditësh në Vlorë, u shpreh se problemi vjen prej ujësjellësit dhe se kjo nuk është në përgjegjësi të bashkisë.
Sipas saj, defekti në tubacion që la Vlorën katër ditë pa ujë, është “fatkeqësi natyrore” dhe se nuk duhet përdorur për politikë.
“Kjo është një fatkeqësi natyrore, nuk duhet përdorur për të bërë politikë. Nuk është momenti të bëjmë analiza dhe të gjejmë fajtorin, është momenti të japim zgjidhjen.
Dhe zgjidhja është duke ardhur nga Turqia: në orën 02:30 zbret avioni me tre pjesë rezervë, të cilat në orën 17:00 mbërrijnë në Vlorë.
Ndërkohë, zgjidhja e përkohshme duket se po funksionon pjesërisht. Jemi duke i dhënë ujë qytetit pjesërisht nëpërmjet ujësjellësit dhe, ndërkohë, 15 autobotë dhe emergjencat civile janë në terren duke shpërndarë ujë me koli”, tha ajo.
-
Albania6 hours agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
UK5 hours agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania2 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
Sports5 hours agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK2 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Albania21 hours agoVIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë
-
Albania6 hours agoHetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë
-
Albania21 hours agoAnomalia e buxhetit, 2 miliardë euro shpenzime në dhjetor
