Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Alastair King-Smith deklaroi se do të vijojë bashkëpunimi me drejtësinë për të vendosur pas hekurave kriminelët që tentojnë të trafikojnë emigrant të paligjshëm drejt Anglisë.
Ne po përparojmë së bashku në një sërë iniciativash: krijimin e një Task-Force të Përbashkët për Migracionin që do të na ndihmojë të zvogëlojmë përfshirjen e shqiptarëve në kalimet me gomone, por edhe të shtetasve të vendeve të treta që migrojnë përmes Shqipërisë.
Po ashtu po përpiqemi të investojnë në demokratizim dhe llogaridhënie përmes shoqërisë civile dhe medias; bashkëpunim më i mirë i zbatimit të ligjit në mënyrë që qytetarët të marrin drejtësi dhe kriminelët e të korruptuarit të mbajnë përgjegjësi;
Në Simpoziumin Ndërkombëtar për Parandalimin e Krimit, diplomati britanik tha se frenim të këtij fenomeni shqetësues do të japë ngritja e task-forcës së përbashkët mes dy vendeve. Por ai theksoi se vetëm injektimi i shpresës mund të rikthejë që e rikthen popullin në vendlindje.
Ne do të jemi të suksesshëm në gjërat e vështira, si migrimi dhe krimi i organizuar, vetëm nëse rritim edhe gjërat pozitive, veçanërisht për të rinjtë. Eksplorimi i mënyrave për të devijuar të rinjtë nga kriminaliteti dhe migrimi i parregullt janë dy nga prioritetet tona kryesore.
Vetëm përgjatë vitit të kaluar nga Shqipëria drejt Anglisë udhëtuan më shumë se 12 mijë emigrantë. Numri i shqiptarëve që udhëtojnë me gomone në Britani është më i lartë se ai i vendeve në konflikt dhe në diktaturë si Afganistani, Irani dhe Iraku.
Organizata e Kombeve të Bashkuara e ka kritikuar ligjin për emigrantët të prezantuar nga qeveria britanike. Ligji që praktikisht ndalon këdo që hyn në vend përmes rrugëve ilegale të kërkonte azil në Mbretërinë e Bashkuar, përbën shkelje të ligjit ndërkombëtar .