Abbott: Britania e gatshme të ndihmojë, rezultati pozitiv në Ohër arrihet me vullnet politik

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasadori i Britanisë në Kosovës, Nicholas Abbott, ka thënë se rezultat pozitiv mund të arrihet nga bisedimet në Ohër për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Ai ka thënë se nga dakordimi atje përfitojnë të gjithë qytetarët, dhe ka deklaruar se Britania është e gatshme të ndihmojë në zbatim, referuar marrëveshjes dypalëshe.

“Një rezultat pozitiv nga bisedimet e Ohrit për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi mund të ndodhë me vullnet politik, guxim dhe pragmatizëm. Do të përfitojnë të gjithë qytetarët dhe komunitetet. Britania mbështet ndërmjetësuesit e BE-së dhe është e gatshme të ndihmojë në zbatim”, ka shkruar në Tëitter Abbott.

Në Ohër kanë nisur takimet ndaras para atij trepalësh. Kryeministri Albin Kurti ka takuar emisarin special të SHBA-së, Gabriel Escobar, dhe krerët e shtetit të Maqedonisë së Veriut.

Share This Article