Florjan Dibra është një adoleshent që ashtu si shumë bashkëmoshatarë të tij kanë udhëtuar ilegalisht drejt Britanisë me varkat e trafikantëve. I veshur me një bluzë të zezë me fjalën “Para”, Florjan Dibra, si të tjerët, ishte joshur nga vendi me pasuri të pafundme dhe mundësi për një jetë të re.
Historia e tij është ndryshe nga ato të tjerat që dëgjojmë rëndomtë. Adoleshenti thotë se pesë muajt e tij në Mbretërinë e Bashkuar ishin katastrofikë dhe, në një intervistë ekskluzive me “The Mail”, ai u dërgon një mesazh të rinjve shqiptarë.
“Mos shkoni në Britani! Shumë nga shokët e mi të shkollës kishin shkuar në Angli për të gjetur punë. Doja të largohesha nga Shqipëria dhe të bëja të njëjtën gjë. Kemi marrë një autobus nga Tirana për në Bruksel dhe rezervuam një dhomë hoteli në vendin e quajtur Marigold Apartments. Ditët e mia në Angli, ishin ditët më të vetmuara të jetës time.”
Në fund të periudhës së shkollës verën e kaluar, Florjani planifikoi largimin e tij. Ai i gënjeu prindërit, Sulejman dhe Valentina, duke thënë se do të shkonte në një pushim dhjetëditor me kushërirën e tij 18-vjeçare për të parë të afërmit në Belgjikë. Florjani ishte bashkuar papritur me dhjetëra mijëra të huaj në sistemin e emigracionit në Mbretërinë e Bashkuar. Për shkak se ai ishte ende fëmijë, policia i kërkoi atij numrin e telefonit të babait për ta njoftuar për vendndodhjen e tij.
“Isha i frikësuar në maksimum. Kishte shqiptarë, iranianë dhe shumë arab. Ai kujton se anija u shoqërua nga një anije luftarake franceze. Ajo u ndesh në mes të kanalit nga një varkë e Forcave Kufitare Britanike, oficerët e së cilës i ngritën pasagjerët në bord për t’i transportuar në Dover.”
Në vend të kësaj, kur mbërriti në Belgjikë me autobus, duke mbajtur një vizë të BE-së, ai u pagoi trafikantëve £ 4,500 për ta marrë atë në udhëtimin detar nga Franca në Dover. Mesazhi i tij ‘Mos shko në Britani’ vjen ndërsa qeveria britanikë po zbaton projektligjin kundër migracionit të paligjshëm.
“The Mail on Sunday” zbuloi emrin e Florjanit në dosjet e policisë shqiptare pasi familja e tij dyshohej se kishte shkelur ligjin duke e braktisur, duke e dërguar qëllimisht për të fituar para në Britani. Familja e tij konfirmoi gjithashtu se 99 për qind e të rinjve shqiptarë që largohen për në Angli janë djem dhe shumë e bëjnë këtë pa pëlqimin e prindërve të tyre. Pasi u lidhën me babanë, Sulejmanin, ai e bindi të birin të kthehej tek shtëpia ku e kishin strehuar shërbimet sociale.
“Anglia për mua ishte një zhgënjim i madh. Të tjerë si puna ime që mbërritën me gomone u morën nga të afërmit dhe kanë nisur të punojnë në lavazhe apo tregun e zi. Kur shkova në Leeds, babai më porositi mos të përfshihesha në ndonjë aktivitet kriminal apo të përfundoja si kopshtar në shtëpi bari. Shpresa ime për t’u shkolluar në Angli të merrja zanatin e mekanikut u shuan. Çfarë mësova nga kjo është se theva zemrën e prindërve të mi duke shkuar në Angli. E pashë dhe e them se nuk mund të kisha të ardhme në Angli.”
Në mesin e muajt Janar, Florjani me dëshirën e tij u rikthye pranë familjes. Përveç kujtimeve të këqija, e vetmja gjë e mirë për familjen që ka ardhur nga udhëtimi i dështuar i Florjanit në Britani është një kartë krediti e me 3000 £ që i është dhënë nga Home Office për t’i shpenzuar në Shqipëri.
Klan News