Connect with us

Albania

Rama për Sky News: Duhet një sistem vizash që shqiptarët të mos vijnë nga Kanali në Britani

Published

on

Gjatë vizitës së tij në Mbretërinë e Bashkuar kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë në studion e “Sky News Breakfast” me në fokus emigrantët dhe komunitetin shqiptar që jeton atje.

Intervista e plotë

-Mirë se erdhët ne “Sky News Breakfast”. Do jetë me mua këtu Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pas vizitës së tij dje në Doëning Street. Vlen të thuhet se marrëdhëniet midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë kanë qenë pak të tensionuara muajt e fundit, pasi mijëra të rinj shqiptarë kaluan Kanalin vitin e shkuar dhe pas akuzave se vijnë për arsye ekonomike, por në vizitën e tij për t’u takuar me Rishi Sunak dje, Kryeministri i Shqipërisë u shpreh dje se ai dëshiron që të gjithë shqiptarët të ndihen të sigurt dhe të nderuar këtu në Mbretërinë e Bashkuar. Kam kënaqësinë t’ju them se Kryeministri shqiptar, Edi Rama, është këtu me mua tani. Mirëmëngjesi, faleminderit shumë që erdhët!

Kryeministri Edi Rama: Faleminderit ju që më ftuat.

Advertisement
https://www.facebook.com/albuktvOfficial/videos/752337186244708

–Na thoni pak për bisedimet tuaja me Kryeministrin Rishi Sunak dje. Cili ishte mesazhi kryesor që donit të përcillnit?

Kryeministri Edi Rama: Sigurisht marrëdhëniet shqiptaro britanike janë të një rëndësie mjaft të madhe strategjike dhe ato kanë prekur pikën më të ulët në histori qysh se kemi dalë nga komunizmi, për shkak të asaj retorike që e ka vënë të gjithë komunitetin shqiptar në Britani nën një trysni shumë të madhe. Po, nga ana tjetër, ndërkohë që e bëra shumë të qartë qëndrimin tim për retorikën, marrëdhënia jonë nuk është aspak e lidhur vetëm me këtë, por me shumë më tepër. Patëm një takim shumë konstruktiv me Kryeministrin dhe më duhet të them se, qoftë sa i takon asaj çfarë ka qenë me rëndësi për të, për të goditur rrjetet kriminale, ashtu edhe në aspektin e asaj çfarë është e rëndësishme për të dyja palët për të ndërtuar marrëdhënie shumë të forta, kemi shënuar përparime të domethënëse. Më duhet të them se, më në fund, nga ana e Doëning Street jemi dëgjuar dhe nuk ka më vetëm fjalë, por edhe vepra në ngritjen dhe funksionimin e grupeve të punës për të goditur rrjetet kriminale, që është sigurisht diçka që Shqipëria e ka dashur gjithnjë. Gjithnjë kemi qenë të gatshëm të bashkëpunojmë me Britaninë.

–Folët për retorikën për të cilën ishit i pakënaqur. Komentuat veçanërisht gjuhën e Suella Braverman, Sekretarja e Punëve të Brendshme. E quajtët të turpshme. Na thoni pak se për çfarë ishit kundër dhe çfarë ka shkaktuar kjo në këto marrëdhënie.

Advertisement

Kryeministri Edi Rama: Dëgjoni, sërish mendoj se e kam bërë shumë të qartë qëndrimin tim dhe nuk dua ta përsëris herë pas here, sepse nuk do të ishte e drejtë në raport me tablonë shumë më të gjerë e marrëdhëniet shumë më të thella midis Shqipërisë dhe Britanisë dhe, po ashtu, nuk do të ishte e drejtë të këmbëngulnim te kjo, ndërkohë që ka sinjale shumë domethënëse pendese dhe një ndjenjë sikleti, që mjaftojnë në këtë pikë. Shpresoj fort se kjo nuk do të përsëritet më  dhe që komuniteti shqiptar këtu do të nderohet vërtet për atë që është, sepse një gjë është vënia në qendër të vëmendjes e varkave, e kriminelëve dhe e gjithçkaje shqetësuese, por nga ana tjetër nuk duhet harruar kurrë se shqiptarët ia kanë dalë shkëlqyeshëm dhe kontribuojnë që Britania të jetë një vend më i mirë. Dje, dola nga hoteli bashkë me njerëzit që kujdesen për sigurinë time dhe dëgjoj një zë nga qiell: “Edi, Edi, Edi!”. Ngrita kokën lart, aty ishte një kantier ndërtimi dhe lart ishin tre persona të veshur si punonjës ndërtimi dhe që të tre ishin shqiptarë. Shqiptarët këtu punojnë për firmat e ndërtimit, shqiptarët këtu kujdesen për të moshuarit tuaj, shqiptarët këtu gatuajnë duke përmirësuar kuzhinën britanike, më duhet ta them dhe madje këndojnë për ju. Mos të flasim këtu për akademikët, për studentët. Ka qenë kaq e padrejtë ndaj tyre të viheshin nën një trysni të tillë, ndërkohë që ata janë një bazë kaq e fortë për të ndërtuar diçka shumë të rëndësishme.

-Pra ju doni vërtet të theksoni rolin e rëndësishëm që shqiptarët luajnë në komunitetet tona, por ekziston shqetësimi për numrin e atyre që vijnë me varka, që ju e keni diskutuar edhe me Kryeministrin. Shqiptarët përbëjnë 28 % të atyre që mbërritën me varka vitin e kaluar. Sa i shqetësuar jeni ju për këtë?

Kryeministri Edi Rama: Është një prirje në të gjitha vendet që kanë dalë nga koha e errët e komunizmit dhe që po përpiqen të arrijnë atë çfarë ka qenë pika jonë e horizontit, duke parë nga vendet e zhvilluara. Nuk mund t’i ndalosh të rinjtë të ëndërrojnë dhe të shpresojnë, sepse, po, Shqipëria është një rast, por ka edhe raste të tjera si, për shembull, Kroacia. Sot, Kroacia është plotësisht e integruar në Bashkimin Europian. Është një vend që ka bërë përparim shumë të madh dhe, prapë, ka kaq shumë kroatë, profesionistë, të rinj, që shkojnë drejt Irlandës apo që lëvizin drejt Gjermanisë, sepse duan të marrin një gjë më shumë dhe e duan tani. Kështu, kjo është diçka që lidhet edhe me faktin që, të gjithë e dinë dhe këta të rinj që vijnë nga Shqipëria e dinë se në Britani ka shumë nevojë për punonjës ndërtimi, ka shumë nevojë për drejtues taksish, për drejtues kamioni, për infermierë, ndaj ka lidhje edhe me këtë. Nuk jam këtu të vë në diskutim sovranitetin dhe mandatin e qeverisë britanike për të pasur një politikë për kufijtë dhe për të zgjedhur të jetë e mbyllur ndaj flukseve që mësyjnë drejt Britanisë për një vend pune, por gjithçka ka lidhje pikërisht me këtë. Ka lidhje me motivet ekonomike, me ardhjen, gjetjen e një pune dhe ndërtimin e një të ardhmeje në një vend që ka qenë gjithnjë “qyteti i praruar mbi kodër”.

Advertisement

–Po dhe shqiptarët, edhe vitin e kaluar, kanë qenë kombësia me më shumë kërkesa për azil. Më pak se gjysmës së tyre iu është dhënë azil dhe duhet të përballemi edhe me këtë.

Kryeministri Edi Rama: Ata kërkojnë azil, sepse nuk ka rrugë tjetër. Ata nuk janë pjesë e tregut të lirë të punës, që, për shembull, nuk është rasti i kroatëve, nuk është rasti i rumunëve, i bullgarëve e kështu me radhë. Nga ana tjetër, për  shkak të Brexit-it, ju e dini, kanë ndodhur disa probleme, ju keni humbur shumë krah pune nga këto vende, kështu që e gjitha ka të bëjë me ëndrrat dhe shpresat për të marrë atë që imagjinojnë se është më e mira për jetën e tyre tani, pa pritur shumë vite që kjo të realizohet në Shqipëri.

– Po, por kur aplikojnë për azil, shumë prej tyre nuk e marrin. Rreth gjysmës u refuzohen aplikimet dhe ju keni një marrëveshje me Britaninë për t’i kthyer mbrapsht. Si po funksionon kjo?

Advertisement

Kryeministri Edi Rama: Kemi pasur një rritje të shifrave në vitin 2015, kur Europa u godit nga kriza e madhe e refugjatëve dhe ishte momenti kur shumë shqiptarë shkuan drejt Gjermanisë dhe ndërkohë që e rregulluam me Gjermaninë kategorizimin si vendi i sigurt i origjinës, numri u ul, ndaj bërja e azilit më pak e lehtë për t’u përdorur nga njerëzit, të cilët nuk vijnë në të vërtetë se kanë motive politike apo se persekutohen në vendin e tyre, apo se po i ikin luftës, por e përdorin azilin vetëm si mundësi për të qëndruar e për të punuar këtu është njëra prej rrugëve dhe Britania po e bën këtë tani. E dyta, ne duhet të godasim rrjetet që janë ndërkombëtare, nuk janë rrjete shqiptare, por ndërkombëtare. Prandaj është shumë e rëndësishme të ndajmë luftën kundër krimit nga grupet etnike, që nuk mund të etiketohen si grupe që ushqejnë botën e krimit.

Nga ana tjetër, duhet të ketë një sistem vizash që u jep njerëzve mundësi të aplikojnë rregullisht dhe të përpunohen pa kaluar Kanalin, që të vijnë këtu të punojnë, të vijnë e të ofrojnë aftësitë e tyre. Ky është një kombinim faktorësh, që po merr formë dalëngadalë dhe jam i sigurt se kjo çështje do të zgjidhet, por nuk jam i sigurt se të mbyllësh kufijtë dhe të mos i lësh njerëzit të vijnë është më e mira për ekonominë britanike. Megjithatë, nuk më takon mua ta vendos këtë, u takon britanikëve.

–  Edi Rama, e vlerësojmë që erdhët të flisnit sot këtu me ne dhe ejani sërish të na thoni lidhur me përparimet që po bëni dhe për marrëdhëniet me Mbretërinë e Bashkuar.

Advertisement

Kryeministri Edi Rama: Faleminderit shumë! Shpresoj të mirëpres Kryeministrin në Shqipëri. Kjo është hera e parë që një kryeministër shqiptar vjen në Britani zyrtarisht, por ende nuk ka pasur një kryeministër në histori që të vijë zyrtarisht në Shqipëri. Toni Blair e vizitoi, por ishte për shkak të luftës në Kosovë dhe me shprese do të kemi një kryeministër tuajin që do të vijë dhe do t’ju kemi edhe ju që të na intervistoni nga Tirana.

– Tingëllon si plan i mirë. Kur mund të ndodhë kjo?

Kryeministri Edi Rama: Nuk e di, nuk e di. Shpresoj që nuk do të presim një kryeministër tjetër që të presë kryeministrin britanik në Tiranë.

Advertisement

-Mirë. Edi Rama, kënaqësi që ju pata. Faleminderit

Continue Reading

Albania

Vendimi i qeverisë, zbardhet skema e re e kompensimit, nga 600 deri në 1800 lekë shtesë në muaj, ja kush përfiton

Published

on

By

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve, një masë që hyn në fuqi si pjesë e paketës së Buxhetit 2026.

Vendimi synon të mbështesë pensionistët me të ardhura të ulëta dhe të mesme, duke përcaktuar shuma konkrete shtesë që variojnë nga 600 deri në 1,800 lekë në muaj.

Sipas vendimit të propozuar nga Ministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, fondi total për këtë skemë kap vlerën e 9.8 miliardë lekëve.

Si ndahen kategoritë dhe sa është shtesa?

Advertisement

Qeveria ka ndarë përfituesit në 5 kategori kryesore, bazuar në nivelin e të ardhurave mujore që ata kanë pasur deri në datën 31.12.2025:

Shtesën maksimale prej 1,800 lekë/muaj e përfitojnë të gjithë pensionistët që kanë të ardhura mujore deri në 40,000 lekë.

Këtu përfshihen pensionet e pleqërisë të plota (urbane), minatorët, punonjësit e naftës, gazit dhe metalurgjisë.

Advertisement

Shtesën prej 1,000 lekë/muaj e përfitojnë personat me të ardhura mujore deri në 18,000 lekë.

Këtu përfshihen pensionet e ish-kooperativave bujqësore dhe pensionet rurale (të fshatit).

Shtesën 800 lekë/muaj e përfitojnë personat me të ardhura mujore deri në 22,000 lekë.

Advertisement

Në këtë grup përfshihen pensionet e pjesshme (urbane), pensionet sociale dhe ata që nuk kanë plotësuar vitet e sigurimit.

Shtesën 700 lekë/muaj e përfitojnë personat me të ardhura mujore deri në 18,000 lekë, ku janë përfituesit e pensionit familjar, përfshirë familjet e pilotëve.

Ndërsa shtesën 600 lekë/muaj e përfitojnë personat me të ardhura mujore deri në 30,000 lekë.

Advertisement

Këtu përfshihen të gjitha kategoritë e pensioneve të invaliditetit.

Kush përfiton tjetër?

Një pikë e rëndësishme e vendimit është se ky kompensim nuk prek vetëm pensionistët aktualë. Përfitojnë edhe personat që do të dalin në pension gjatë vitit 2026, me kusht që të ardhurat e tyre të mos kalojnë tavanet e përcaktuara më sipër. Megjithatë, ata që fitojnë të drejtën e pensionit pas datës 1 janar 2027, nuk do të jenë subjekt i këtij vendimi.

Advertisement

Vendimi saktëson gjithashtu se këto kompensime nuk do të preken (nuk do të ulen apo ndryshojnë) në rastet kur qeveria miraton indeksime të tjera të pensioneve në të ardhmen.

Zbatimi i këtij vendimi do të kryhet nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore (ISSH) dhe pagesat do të shpërndahen përmes Postës Shqiptare dhe bankave të nivelit të dytë.

Advertisement
Continue Reading

Albania

Qeveria nderon legjendat, 13 figura të shquara të artit dhe sportit përfitojnë pension të posaçëm

Published

on

By

Këshilli i Ministrave ka marrë vendimin për të vlerësuar financiarisht dhe moralisht disa nga emrat më të spikatur të jetës publike në Shqipëri, të cilët kanë lënë gjurmë ndër vite në fushat e artit, kulturës dhe sportit.

Sipas vendimit të fundit të qeverisë, 13 personalitete do të përfitojnë “shtesë pensioni të posaçëm shtetëror”.

Masa e kësaj shtese është përcaktuar të jetë sa dhjetëfishi i pensionit social, një vlerësim maksimal që u bëhet këtyre figurave për kontributin e dhënë.

Në listën e miratuar spikasin emra të mëdhenj të humorit dhe teatrit si Agim Bajko dhe Aishe Stari, apo legjenda të futbollit shqiptar si Agustin Kola i Tiranës dhe Vasillaq Zëri i Flamurtarit.

Advertisement

Lista e plotë e përfituesve:

Agim Bajko – Aktor i njohur i humorit dhe satirës.

Agustin Kola – Ish-futbollist dhe trajner i shquar, ikonë e KF Tiranës.

Advertisement

Aishe Stari – Aktore e njohur, veçanërisht për kontributin në estradën e Durrësit.

Vasillaq Ruci – Legjenda e futbollit vlonjat dhe atij kombëtar.

Nikolin Gurakuqi – Regjisor i njohur operistik.

Advertisement

Shegushe Bebeti – Regjisore dhe figurë e rëndësishme e teatrit të kukullave.

Edera Alibegaj – Ish-basketbolliste e shquar.

Virxhil Karaja – Figurë e njohur e sportit.

Advertisement

Kujtim Vorpsi – Mjeshtër i imazhit/kinematografisë.

Kostandin Shkurti

Kostandin Kamberi- Aktor i njohur i humorit në estradën e Tiranës

Advertisement

Leonard Toska- Peshëngritës

Rapo Tao- Figurë legjendare e futbollit vlonjat

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe është pjesë e përpjekjeve shtetërore për të garantuar një trajtim dinjitoz për ata që kanë ngritur lart emrin e Shqipërisë në skena dhe stadiume.

Advertisement
Continue Reading

Albania

Adriatik Lapaj: Vitin e Ri do e hamë në shesh te Kryeministria 

Published

on

By

Kryetari i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, thotë se protesta e tij dhe mbështetësve të tij te Kryeministria, do të vazhdojë edhe në natën e ndërrimit të viteve.

“Krishtlindjet i hëngrëm këtu. Nesër Vitin e Ri, besoj, të jemi mirë me shëndet, do ta konsumojmë këtu dhe unë them që do jemi këtu gjatë dhe do rezistojmë për të dhënë një model proteste qëndrese”, tha Lapaj për A2 CNN.

Sipas tij, ky model do të bindë njerëzit të shtohen edhe më shumë në shesh, pas Vitit të Ri.

“Ata që thoshin “Ku janë numrat?”, ditën e shtunë besoj e morë një mesazh të qartë. Nuk ishin jashtëzakonisht shumë, po ishin shumë në raport me atë që nisi. Të mbledhësh sot 2000 qytetarë të lirë pa i detyruar, pa i marrë me kërcënim, pa i marrë me para, pa u ofruar vende pune dhe t’u ngjallësh shpresën, është një fillim i mirë dhe unë mendoj që ditën e diel do jemi shumë dhe mendoj që kjo që ka nisur do të përkthehet në një reagim të madh popullor në vazhdim përballë këtij regjimi hajdutësh me në krye Edi Ramën”,- është shprehur Lapaj.

Advertisement
Continue Reading

Live ALBUK TV

UK4 hours ago

58000 kilometra në këmbë nga Kili në Britani, historia e pazakontë e ish-ushtarit

Kosova4 hours ago

Kosova ngre aktakuzë ndaj 21 personave për masakrën e Reçakut

Show - Biz4 hours ago

Dy shtetet që e festojnë të parët Vitin e Ri

Bota4 hours ago

Grabitje spektakolare në Gjermani, hajdutët vjedhin 30 milionë euro nga një bankë

Bota4 hours ago

George dhe Amal Clooney marrin shtetësinë franceze së bashku me fëmijët e tyre

UK6 hours ago

Faqet e para të gazetave në UK

UK6 hours ago

Vonesat e Eurostar hyjnë në ditën e dytë, pasi pasagjerët ngecën në bord gjatë natës.

Popular6 hours ago

Brenda “Strofkës së Ujkut “, udhëtim në bunkerin sekret ku Hitleri drejtoi luftën dhe i mbijetoi atentatit

Popular6 hours ago

Harta e ndërrimit të viteve, bota feston për 26 orë, nga Kiritimati në Samoa, ja kush hyn i pari në 2026

Sports6 hours ago

Miura nuk dorëzohet, në moshën 58 vjeçare gjen një klub të ri në Japoni

Sports6 hours ago

Broja jep asist, por Burnley mundet nga Newcastle

Albania6 hours ago

Vendimi i qeverisë, zbardhet skema e re e kompensimit, nga 600 deri në 1800 lekë shtesë në muaj, ja kush përfiton

Albania6 hours ago

Qeveria nderon legjendat, 13 figura të shquara të artit dhe sportit përfitojnë pension të posaçëm

Show - Biz6 hours ago

Jennifer Lopez e lumtur dhe e lirë pas ndarjes nga Ben Affleck: Fokus tek puna dhe fëmijët

Show - Biz6 hours ago

Dasmë për 80-vjetorin! Këngëtarja “Cher” do kurorëzohet përsëri, partneri i saj 40 vite më i ri: S’më intereson mosha…

UK2 days ago

FOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli

Albania2 days ago

U kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri

Albania4 days ago

Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”

UK4 days ago

Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër

Sports2 days ago

Ish-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën

Albania2 days ago

Hetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë

UK16 hours ago

Bllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë

Albania16 hours ago

Ironia e një dosje sekrete në Harvard: Amerikanë mbroni Trashëgiminë Ilire, Shqiptarët pas ’90-s e shkatërruan …

UK1 day ago

Bashkimi me euron do të kishte mbuluar koston e NHS-së

Kosova2 days ago

Këta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes

Albania1 day ago

Emigrantët kthehen, por Shqipëria nuk i mban

Bota2 days ago

Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

Albania3 days ago

VIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë

UK1 day ago

Britania marrëveshje me Angolën dhe Namibinë për kthimin e emigrantëve

rajoni1 day ago

Fqinji me Shqipërinë sapo shkroi historinë

Trending