Mandati i Xhaçkës, Çuçi: Mazhoranca s’ka penguar asnjë vendim, ekziston një vakum për kërkesën e 1/10 së deputetëve

albnews
By
1 Min Read

Në mbledhjen e sotme të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi deklaroi se lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetes Olta Xhaçka, nuk ka asnjë pengesë nga mazhoranca për zbatimin e tij.

Teksa lexoi vendimin e Kushtetueses, Çuçi tha se sot gjendemi para një konflikti arsyetimi kushtetues dhe se çështja është procedurale.

“Duke qenë se sot kemi një vakum për t’u shprehur për kërkesën e 1/10 së deputetëve t’ia çojmë seancës për t’u shprehur”, -deklaroi kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.

Share This Article