Tornado në SHBA, 26 viktima dhe shkatërrim masiv, rrafshohet një qytezë e tërë në Misisipi

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Të paktën 26 viktima, dhjetëra të plagosur, shkatërrim masiv, dhe lagje të tëra të rrafshuara. Është ky bilanci që la pas tornado e fuqishme që goditi shtetet jugore të Misisipit dhe Alabamës.

Në Rolling Fork të Misisipit, qytezë thuajse e fshirë nga faqja e dheut, shtëpitë janë kthyer në rrënoja, e nëpër rrugë ka vetëm automjete të copëtuara, tulla dhe xhama të thyer.

Te paktën 10 tornado goditën Misisipin, Albamën dhe Tenesin, duke mbjellë shkatërrim kudo në rrugën e tyre. Në qytezën e Rrollong Forks, erërat i kaluan 270 km në orë.

“Ishte sikur shpërtheu një bombë”, rrëfejnë të mbijetuarit. Presidenti amerikan, Joe Biden shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për Misisipin ditën e diel dhe urdhëroi ndihma federale për të ndihmuar në përpjekjet e kërkim shpëtimit dhe rimëkëmbjes së zonave të prekura.

Ai i përshkroi si tejet të dhimbshme dëmet e shkaktuara nga tërmeti. Tornado goditi në mesin e natës, ndërsa qytetarët ishin në gjumë dhe nuk i kishin dëgjuar paralajmërimet e autoriteteve.

Shumë vetë tregojnë se sinjali i parë se diçka e tmerrshme po ndodhte ishte zhurma e fortë. Një qytetar i Rolling Fork thotë për BBC se kishte shpëtuar për mrekulli.

“Nuk kisha dëgjuar kurrë diçka të ngjashme. Vrapova në banjë dhe u struka në vaskë. Mendoj që kjo më shpëtoi”, tregon Francisko McNight.

Share This Article