Ka raste që koleksionistët blejnë makina dhe i trajtojnë si vepra arti, duke mos udhëtuar kurrë me to. Atyre u mjafton që makina që kishin fiksim kur ishin fëmijë apo adoleshentë, tashmë është në garazhin e tyre.
Ky është rasti i pronarit të një Porsche 911 Turbo, të vitit 1991, që praktikisht është një makinë e re. Në 32 vite, ky mjet ka përshkuar vetëm 574 kilometra dhe është njësoj si në vitin e blerjes.
Me shumë mundësi, makina nuk i ka provuar kurrë autobahn-et gjermane dhe nuk e ka arritur kurrë shpejtësinë e saj maksimale, që është rreth 270 km/h.
Nuk dihet se si, por ky “xhevahir” ka mbërritur në Angli dhe aty shitet nga “Early911’s”, një qendër e specializuar për makinat klasike Porsche.