Mbreti Charles dhe bashkëshortja e tij, Camilla do të vizitojnë sot Gjermaninë, vizita e parë zyrtare e mbretit të ri britanik.
Ai duhej të vizitonte Parisin përpara Berlinit, por kjo u shty për shkak të protestave që po zhvillohen në Francë për reformën e sistemit të pensioneve.
Qëllimi i vizitës tre-ditore në Gjermani është të demonstrojë se Evropa është një prioritet diplomatik për Mbretërinë e Bashkuar, shkruan BBC.
“Ka një arsye të qartë për vizitën – për të përmirësuar marrëdhëniet pas Brexit,” thotë eksperti Vernon Bogdanor.
Thuhet se kjo është vizita e parë shtetërore e një monarku britanik në tetë vjet dhe do të përforcojë atë që Pallati Buckingham e quajti “histori, kulturë dhe vlera të përbashkëta”.
Vizita pasoi një takim midis Mbretit dhe Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, kur u njoftua marrëveshja e Brexit me Irlandën e Veriut.