Ish-futbollisti brazilian, Ricardo Kaka ka kritikuar trajtimin që i bëhet në Brazil yllit të përfaqësueses, Neymar Jr., si dhe mënyrën se si shikohen idhuj si “Fenomeni” Ronaldo.
“Është e çuditshme, por shumë brazilianë nuk e mbështesin Brazilin. Ndodh edhe kështu. Nëse shikojnë Ronaldon në një qytet evropian, njerëzit mrekullohen. Ndërsa në Brazil është vetëm një burrë i shëndoshë që ecën në rrugë. Sigurisht që ka shumë brazilianë që e adhurojnë Ronaldon, por mënyra se si e respektojnë në Brazil dhe jashtë Brazilit është e ndryshme. Më duket më i respektuar në vendet e tjera”, tha ish-futbollisti i Milanit për BeIN Sport.
“Aktualisht, po flitet shumë për Neymar në Brazil, por në mënyrë negative. Ndoshta kështu janë “gatuar” brazilianët, por ka raste që nuk ia dimë vlerën talenteve që kemi”, shtoi Kaka.