Një baba u vra me thikë pasi i kërkoi një burri të mos tymoste pranë vajzës së tij të vogël.
37-vjeçari Paul Schmidt u plagos për vdekje teksa vizitonte një kafene në Kanada me vogëlushen e tij tre vjeçare. Një video tregonte se si Paul u sulmua nga një burrë e më pas u rrëzua në një pellg gjaku duke mbajtur barkun me dorë pranë vajzës dhe të fejuarës së tij.
Nëna e tij Kathy Schmidt tha se i dyshuari 32 vjeçari Indreep Singh Gosa e goditi djalin e saj vetëm sepse ky i fundit i kërkoi atij të mos tymoste afër Erikës 3-vjeçare.
“Kjo është tmerrësisht e gabuar. Ai po përpiqej vetëm të mbronte vajzën e tij. Jam e nevrikosur dhe e trishtuar. Gjithçka nisi se ai po tymoste pranë të voglës. Ashly është e shokuar, ajo pa gjithçka”,-tha nëna e viktimës.
Sipas “The Sun” Indreep Singh Gosa u arrestua brenda kafenesë pak pasi goditi me thikë Paulin dhe është akuzuar për vrasje të shkallës së dytë.