Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski pas takimit të liderëve theksoi se është me rëndësi që u riafirmuan qëndrimet se të gjithë mbetemi të përkushtuar në euro-integrime. Ai theksoi se vijojnë zgjedhje të parakohshme parlamentare, ku do të fiton një Maqedoni e rindërtuar.
“Nuk ka alternativ tjetër përveç integrimit në NATO dhe BE. Ky ishte konstatim unanim i të gjithë pjesëmarrësve në këtë takim sa i përket mos-marrjes së datës për fillim të negociatave. Ndërkohë në pjesën e dytë ku u diskutua për zgjedhjet e parakohshme ramë dakord që 12 prilli të jetë dita kur do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Për ne ishte shumë e rëndësishme që të marrim datë për zgjedhje të parakohshme. Kemi realitet të ri, do të kemi qeveri teknike dhe më 12 prill do të kemi fitues të ri të zgjedhjeve”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.
Në lidhje me deklaratën e ministres së Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, e cila tha se i vetmi që është gëzuar për mosmarrjen e datës për fillimin e negociatave me BE-në është Mickoski, kreu i VMRO-së tha se Shekerinska është mbetja e fundit nga periudha e tranzicionit, dhe se ai distancohet nga çdo konstatim i tillë.
Mickoski theksoi se me rëndësi është që nga janari do të kemi kryeministër teknik dhe se ditëve në vijim do të bisedohet për personel në qeverinë teknike./Alsat/