Zbulohet shkaku i vdekjes së reperit Coolio

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas 7 muajsh, është zbuluar shkaku i vdekjes së reperit Coolio, i cili ndërroi jetë në moshën 59-vjeçare, në shtator të vitit të kaluar.

Një zëdhënës i familjes tha për TMZ se Coolio vdiq nga mbidoza e fentanilit. Gjithashtu, në organizëm iu gjetën gjurmë heroine dhe metamfetamine.

Coolio, emri i vërtetë i të cilit është Artis Leon Ivey Jr, la pas 7 fëmijë.

Fentanili është krijuar për herë të parë ne vitet ’50, në Belgjikë, për të ndihmuar pacientët me kancer për të duruar dhembjen. Duke marrë parasysh se është shumë i fortë, nisi të përdorej nga personat që merrnin drogë.

Share This Article