ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera 1 hour ago
Ndahen çmimet e Panairit të 28-të të Librit, Artan Fuga fiton ‘Autori më i mirë i vitit’ 1 hour ago
Rama uron dy Kombëtaret me shqiponjën dy krenare 1 hour ago
Fitch rrit vlerësimin e Greqisë për shkak të një pozicioni të fortë fiskal 4 hours ago
Trump blen të paktën 82 milionë dollarë në obligacione që nga fundi i gushtit, tregojnë zbulimet 4 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Dhjetëra serbë duan të kthehen në institucionet e Kosovës, akuzojnë Listën Serbe për terror në veri

albnews by albnews
6 April, 2023
in Kosova
0
Dhjetëra serbë duan të kthehen në institucionet e Kosovës, akuzojnë Listën Serbe për terror në veri
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Partia e Serbëve të Kosovës (PKS), e cila do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale në veri të Kosovës më 23 prill, ka njoftuar se rreth dhjetë anëtarë të saj të cilët janë larguar nga institucionet e Kosovës në nëntor të vitit të kaluar, nuk e kanë marrë pagën e fundit që u është paguar nga buxheti i Serbisë.

Në një komunikatë për media, kjo parti, e cila drejtohet nga Aleksandar Jabllanoviq, ka hedhur akuza ndaj Listës Serbe dhe ndaj kreut të Zyrës për Kosovën, por edhe ndaj vetë shtetit serb që i ka lënë pa paga, raporton Klankosova.tv.

RelatedPosts

Rama uron dy Kombëtaret me shqiponjën dy krenare

Tjetër mbrëmje historike, Kosova mund Slloveninë dhe i bashkohet Shqipërisë në ‘play off-in’ e Botërorit

Çfarë po ndodh në Partinë Demokratike të Kosovës?

Ata thonë se nuk janë paguar pagat për qytetarët e Leposaviqit familjarët e të cilëve ose ata personalisht janë në listën e PKS-së për zgjedhjet e 23 prillit.

“Me ftesë të vendit tonë, Serbisë, në nëntor të vitit 2022, të gjithë kemi dhënë dorëheqje nga vendet tona të punës në sistemin e Kosovës dhe jemi transferuar në sistemin serb, pra Republika e Serbisë ka filluar të na paguajë pagat. Atë pagë e kemi marrë deri dje, kur të gjithë kolegët tanë e kanë marrë pagën, përveç neve rreth dhjetë veta”.

“Ditët e fundit kemi pasur rastin të dëgjojmë nga përfaqësuesit e Listës Serbe se duhet të jetojmë në një shoqëri demokratike dhe të garantohen të drejtat themelore të njeriut dhe të drejtat e lirisë për të gjithë qytetarët në veri të Kosovës, kështu që tani po i pyesim publikisht se këto të drejta të punës dhe të drejtën e jetës, a po na i marrin shqiptarët apo përfaqësuesit e Listës Serbe dhe vendi ynë Serbia?”, thuhet në komunikatën e PKS-së, raporton Klankosova.tv.

Kjo parti ka pyetur edhe presidentin serb Vuçiq se pse u janë pezulluar pagat me të cilat thonë se ushqejnë fëmijët e tyre.

“Pra, tani i pyesim publikisht të gjitha institucionet kompetente, kryetarin e Komunës së Leposaviqit dhe drejtorin e Zyrës për Kosovë, pasi që ata tashmë e dinë këtë dhe qëndrojnë drejtpërdrejt pas këtij vendimi të kundërligjshëm, dhe po ashtu e pyesim edhe presidentin Vuçiq se pse na është pezulluar paga nga e cila ne mbajmë dhe ushqejmë fëmijët tanë dhe jo vetëm që na është pezulluar paga, por edhe na është hequr e drejta për të punuar dhe e drejta për një jetë normale dhe e vetmja gjë që na duhet të bëjmë tani është të largohemi nga Kosova jonë me familjet tona”.

Në fund, PKS-ja ka thënë se për zgjidhje ndaj kësaj situate, ata do t’u drejtohen edhe institucioneve të Kosovës për t’u rikthyer në vendet e tyre të punës ku kanë qenë më herët.

“Përveç institucioneve të Republikës së Serbisë dhe Presidentit Vuçiq, do të detyrohemi t’u drejtohemi institucioneve të Prishtinës për të na kthyer në vendet tona të punës ku kemi qenë edhe para nëntorit 2022, pasi siç janë gjërat tani, institucionet në Serbi nuk kanë nevojë për ne dhe jemi mashtruar rëndë nga shteti ynë për shkak të thirrjes për dorëheqjet që dhamë”.

“Do të kontaktojmë me të gjitha autoritetet, si institucionet shtetërore ashtu edhe ato ndërkombëtare, sepse kjo që po ndodh këtu në veri të Kosovës është terror nga përfaqësuesit e Listës Serbe, kjo nuk ndodhë as në Korenë e Veriut”, përfundoi reagimi i kësaj partie.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

16 November, 2025
Ndahen çmimet e Panairit të 28-të të Librit, Artan Fuga fiton ‘Autori më i mirë i vitit’

Ndahen çmimet e Panairit të 28-të të Librit, Artan Fuga fiton ‘Autori më i mirë i vitit’

16 November, 2025
Rama uron dy Kombëtaret me shqiponjën dy krenare

Rama uron dy Kombëtaret me shqiponjën dy krenare

16 November, 2025
Fitch rrit vlerësimin e Greqisë për shkak të një pozicioni të fortë fiskal

Fitch rrit vlerësimin e Greqisë për shkak të një pozicioni të fortë fiskal

16 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result