Ky është momenti kur një ndihmës-mjek u kap duke vjedhur 67 pound nga shtëpia e një 94-vjeçareje – momenti pasi kishte vdekur.
Ndihmës-mjeku i cili u kap nga kamera duke kontrolluar sendet e së moshuarës së sapo ndjerë dhe duke vjedhur paratë nga shtëpia e saj, i ktheu ato kur e vërejti kamerën brenda.
Burri 58-vjeçar mund të shihet duke shëtitur kur ndaloi te një tavolinë anësore, dhe po kontrollonte tasin ku ishin paratë.
Mark Titley i mori paratë dhe i futi në xhep por pas një çasti e vërejti se ishte e vendosur një kamerë dhe i ktheu ato përsëri.
Por djali i së ndjerës kishte parë se çfarë kishte bërë ai dhe tha se i vinte për të vjellë gjesti i tij.
Ngjarja kishte ndodhur më 29 qershor të vitit të kaluar, kur mjekët u thirrën në shtëpinë e gruas në qytetin Shrewsbury, pas raportimeve që ajo ishte rrëzuar në kopsht.
Ata u përpoqën për rreth 20 minuta para se ajo të shpallej e vdekur në vendngjarje.