Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, i skadon mandati më 30 shtator të këtij viti dhe pritet që emri i pasuesit të tij të bëhet i ditur nga samiti i NATO-s, që do të mbahet në kryeqytetin lituanez Vilnius më 11 dhe 12 korrik.
Javët e fundit mediat perëndimore po spekulojnë gjithnjë e më shpesh për kandidatët për pasardhës të Stoltenbergut, dhe dje në këtë spekulim u bashkuan edhe dy gazeta të përditshme suedeze, socialdemokratja Aftonbladet dhe konservatorja Svenska Dagbladet.
Të dy gazetat përmendin kryeministrin kroat Andrej Plenkoviç, si një kandidat serioz për Sekretarin e ri të Përgjithshëm të NATO-s, transmeton Telegrafi.
Aftonbladet shkruan se vendet e Evropës Lindore dhe Qendrore, janë ndjerë prej kohësh të neglizhuara në shpërndarjen e detyrave kryesore në Bashkimin Evropian dhe NATO.
Gazeta suedeze thekson se kjo hap hapësirë për presidentin aktual rumun Klaus Joahanis, kryeministrin e Estonisë, Kaja Kallas dhe Andrej Plenkoviçin e Kroacisë.
Megjithatë, mandati presidencial i Joahanis skadon në nëntor 2024 dhe Kalas konsiderohet tepër armiqësor ndaj Rusisë, gjë që e vendos Plenkoviçin në pozitën e favorit nëse Sekretari i Përgjithshëm i ardhshëm kërkohet në këtë pjesë të Evropës.
Duhet thënë se Plenkoviç konsiderohej nga opinioni suedez si një nga liderët e Partisë Popullore Evropiane dhe një figurë me ndikim në Bashkimin Evropian.
Mediat suedeze spekulojnë më tej se për herë të parë në histori, një grua mund të marrë drejtimin e NATO-s, megjithatë, të tre kandidatët e përmendur kanë disa pengesa dhe mangësi.
Ish-kryeministrja social-demokrate finlandeze Sana Marin do ta ketë të vështirë të arrijë në atë pozicion, jo vetëm sepse Finlanda u bë anëtare e NATO-s këtë javë, por edhe sepse dy sekretarët e përgjithshëm të fundit vijnë nga vendet nordike.
Danezi Anders Fog Rasmusen dhe norvegjezi Stoltenberg. Ndoshta do të ishte shumë nëse sekretari i tretë radhazi do të vinte nga veriu i Evropës.
Mes kandidatëve është edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila ishte ministre gjermane e Mbrojtjes për gjashtë vite, por edhe mandati i saj përfundon në fund të vitit 2024.
Thuhet se edhe ministrja aktuale gjermane e Punëve të Jashtme, Analena Berbok mund të jetë, por është e vështirë të besohet se aleatët do të pranonin që NATO dhe BE të drejtohen nga dy femra gjermane.