Kreu i PD Sali Berisha mbajti këtë të hënë një bashkëbisedim me ndjekësit në rrjete sociale.
Në fjalën e tij Berisha, ftoi të gjithë emigrantët që në 14 maj të vijnë në Shqipëri dhe të votojnë për të rikthyer pluralizmin politik.
Gjithashtu berisha ftoi emigrantët që nuk kanë mundësi të vijnë që të flasin me familjarët e tyre dhe t’i nxisin të votojnë.
“Normalisht çdo emigrant kudo që ndodhet, më 14 maj duhet të votonte aty ku gjendet.
Sot teknologjia e bën të mundur votimin në kohë reale kudo që ndodhet shqiptari.
Por pengesa e vetme për këtë është Edi Rama, i cili nuk pranon dhe nuk do të pranojë që në këto zgjedhje të votojë emigracioni.
Por, këto janë zgjedhjet e jetës sonë, në kuptimin e asaj që ne ftohemi pas 32 vitesh te kutitë e votimit për të rivendosur pluralizmin dhe përmbysur monizmin.
Në këtë kontekst, në këtë betejë, angazhimi i emigracionit, qoftë duke qartësuar rolin jetik që ka pluralizmi për shoqërinë shqiptare, qoftë duke marrë ato kursime që kanë për të ardhur për ët votuar, është i një rëndësie shumë të madhe.
Me këtë rast i ftoj të gjithë emigrantët për të qenë më 14 maj në Shqipëri dhe për të votuar për pluralizmin.
Sikundër i ftoj ata që nuk kanë mundësi, të bëjnë gjithçka me telefonata, jo vetëm me familjarët, por edhe më të afërmit e tyre, t’u kujtojnë se pse nuk ndodhen në Shqipëri. T’i ftojnë të votojnë kandidatët e primareve, të votojnë ndryshimin”, tha Berisha.