Nga Simone Acquaviva
Në vitin 2018, Mira Murati iu bashkua ‘OpenAI’, kompanisë kërkimore të inteligjencës artificiale e themeluuar prej Elon Musk dhe Sam Altman, e në vetëm katër vjet ajo u bë Shefe e ‘OpenAI’ për Teknologjinë (CTO).
Kjo asht Mira Murati, inxhinierja që luajti rol themelor për krijimin e ChatGPT, aktualisht softueri ma i diskutuar në fushën e modeleve të inteligjencës artificiale.
Mira Murati është inxhinierja që udhëhoqi ekipet në zhvillimin e softuerit të inteligjencës artificiale ChatGPT-një chatbot i bazuar në simulimin e përpunimin e bisedave njerëzore nëpërmjet gjuhës natyrore-për të cilin kohët e fundit po flitet kudo për risitë që prezanton e po ashtu edhe për zonat e panumërta gri që paraqet ky shërbim.
ChatGPT është produkt i kompanisë kërkimore të inteligjencës artificiale të themeluar në vitin 2015 nga Elon Musk dhe Sam Altman, e quajtun OpenAI, brenda së cilës Mira Murati përfaqëson një figurë kyçe jo vetëm për zhvillimin e chatbot-it shumë të diskutuuar, por edhe për Dall-E, një tjetër sistem inteligjence artificiale i aftë për për të krijuar imazhe duke u nisur vetëm nga teksti.
Inxhinierja shqiptare Mira Murati ka lindur në Vlorë në vitin 1988, sot është 35 vjeçe. Në moshën 16 vjeçare u zhvendos në Kanada e mbrapa në Shtetet e Bashkuar të Amerikës, ku ndoqi Shkollën e Inxhinierisë ‘Thayer’ në Darmouth dhe u diplomua në degën e inxhinierisë mekanike.
Në vitin 2011, ajo filloi karrierën e saj si analiste në zyrën e ‘Goldman Sachs’ (banka lider globale e investimeve) në Tokio. Mbas kësaj eksperience u kthye përsëri në Amerikë e punoi në ‘Zodiac Aerospace’ si inxhiniere koncepti të avancuar. Mbrapa, ajo fitoi përvojë pune në ‘Tesla’ në rolin e Menaxherit të lartë të Produkteve, ku drejtoi zhvillimin si dhe lançimin e ‘Modelit X’, produktit “par excellence” i Tesla si dhe në ‘Leap Motion’, ku ishte zëvendësPresidente e Produkteve dhe Inxhinierisë.
Por pika e vërtetë e “kthesës së madhe” në karrierën e saj, siç mundemi lehtë për ta imagjinuar, ishte bashkimi me ‘OpenAI’ në vitin 2018 në rolin e zëvendëspresidentit të AI e të Partneriteteve të Aplikuara. Në një kohë të shkurtë ajo bëhet Shefe e Teknologjisë (CTO) e kompanisë, duke qenë kështu figura e saj themelore. Nëntorin e kaluar, ‘OpenAI’, e udhëhequr prej Mira Muratit lëshoi zyrtarisht chatbot-in inteligjent ChatGPT, një softuer i inteligjencës artificiale i cili pati një ndikim të madh e të menjëhershëm në mbarë botën.
AI (inteligjenca artificiale): në mes entuziazmit dhe shqetësimit
Pavarësisht se ishte ideatorja e këtij projekti madhështor, Mira Murati është treguar gjithmonë e hapur dhe e gatshme për dialog, kjo për me pasë mundësi me kuptue shqetësimet e atyre që kanë frikë se inteligjenca artificiale mundet me dalë jashtë kontrollit njerëzor si dhe për me zgjidhë dyshimet në lidhje me trajtimin, mbrojtjen e ruajtjen e të dhënave personale që i përkasin përdoruesve të softuerit ma të njohur të inteligjencës artificiale relacionale.
Duke iu referue shqetësimeve për zhvillimin shumë të shpejtë të inteligjencës artificiale, Mira Murati konsiderohet në fakt një avokate e rregullores së AI. Në lidhje me këtë, ajo argumenton se:
“Edhe ne jemi të shqetësuem për rrezikun e përshpejtimit të tij, por ka dy gjana që duhet të marrim në konsideratë. Kujtoj se ne shpenzuam ma shumë se gjashtë muaj kohë punë e studim për me qenë të sigurt në lidhje me mbajtjen nën kontroll të Gpt-4, përpara se ta bëjshim atë publik. Gjithashtu duhet të dini se ne ende nuk po stërvisim Gpt-5, ndryshe prej asaj që shkruhet ne media si dhe as nuk planifikojmë ta bëjmë këtë në gjashtë muajt e ardhshëm, por ne mendojmë se për m’i bë këto sisteme të sigurta, duhet t’i vejmë ato në dispozicion të përdoruesve e të kuptojmë reagimet e tyre. Kështu mund të llogariten rreziqet dhe ndikimet. Pra, ideja asht shumë e qartë, inteligjenca artificiale nuk duhet të kufizohet, por duhet të rregullohet në mënyrë që të jetë në gjendje me nxjerrë të tana përfitimet që mundet me ofrue, pa krijua rreziqe.
Bllokadë prej GPDP (Institucioni Garant i privatësisë për përdoruesit e shërbimit)
Zhvillimi i shpejtë si dhe fuqia e padisiplinueme e inteligjencës artificiale nuk janë, si u tregua, i vetmi shqetësim që ka shkaktue ky softuer. Një çështje tjetër komplekse që lidhet me ChatGPT asht ajo që lidhet me dyshimin e mbrojtjes së të dhënave personale e të privatësisë së përdoruesve që ndërveprojnë me shërbimin. Pikërisht për këtë arsye, ‘Garanti’ për mbrojtjen e të dhënave personale (GPDP) bllokoi aksesin e ChatGPT në Itali më 31 mars 2023. Arsyeja asht e thjeshtë: ka mungesë informacioni për përdoruesit e ChatGPT, të dhënat e të cilëve janë marrë prej ‘OpenAI’ e sidomos mbi bazën ligjore që justifikon mbledhjen e ruajtjen e të dhënave personale të përdorura si burim trajnimi të algoritmeve të shërbimit. . Për ma tepër, mungon një procedurë e verifikimit të moshës për përdoruesit, gjë që nuk e bën softuerin të sigurt për të miturit..
Deri sot, nuk është ende e mundun me pasë akses të ChatGPT në Itali, edhe pse situata po përmirësohet vazhdimisht. Vetëm dje më 6 prill 2023, u mbajt takimi i pritshëm ndërmjet ‘Garantuesit të Privatësisë’ dhe ‘OpenAI’. Kjo e fundit konfirmoi vullnetin e sajë për me bashkëpunue me Autoritetin Italian si dhe u angazhua për me bë transparente mekanizmat e përdorimit të të dhënave personale të përdoruesve si dhe për me forcue mbrojtjen e të miturve.
Mbas takimit, dy antagonistët aktualë janë sigurisht ma afër dhe situata duket se po ecë për mirë, por ende GPDP-ia duhet me vlerësua masat e propozueme prej kompanisë për marrjen e vendimit përfundimtar të lejes për përdorimin e mundshëm të softuerit.
Revista “Ultima Voce, liberi di intendere e volere”
Përktheu nga italishtja: Filip Guraziu