Shqipëri-Kosove, lehtësohet më shumë lëvizja e lirë, banorët kufitarë do të lëvizin pa ndalesa

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Bledi Çuçi dhe homologu i tij nga Kosova Xhelal Sveçla nënshkruan sot në Tiranë protokollin që përmirëson më tej regjimin e lëvizjes së lirë ndërkufitare për banorët e zonave në të dyja anët e kufirit Shqipëri-Kosovë, sipas marrëveshjes së firmosur vitin e shkuar.

Sipas dy ministrave Çuçi dhe Svelça, ky protokoll është një hap tjetër përpara në këtë proces lehtësimi sepse krahas lirisë së lëvizjes më këmbë shtohet dhe kalimi me automjete për nevoja të jetës së përditshme të këtyre banorëve.

Pas nënshkrimit të protokollit, ministri Svelça tha se “puna jonë e vazhdueshme po sjell rezultate, po kërkon përmirësim të vazhdueshëm të marrëveshjeve në mënyrë që të lehtësojmë jetën e qytetarëve dhe të jemi në shërbim të tyre sa më shumë të jetë e mundur”.

“Më nënshkrimin e këtij protokolli jo vetëm do t’i afrojmë institucionet, por edhe qytetarët e dy vendeve dhe po ashtu jam i bindur se nuk do të jetë marrëveshja e fundit, por do të ketë një vazhdimësi marrëveshjesh, të cilat i kemi nënshkruar dhe do vazhdojmë t’i nënshkruajmë deri sa të vijë koha që qytetari i dy vendeve të mos dijë se ku ndodhet apo ku punon”, tha Svelça.

Ministri Çuçi u shpreh se “do të doja të kishte vetëm një marrëveshje, të mos kishte kufi fare dhe kjo lëvizje e lirë që ne po i mundësojmë banorëve kufitarë brenda 30 km të secilit vend, të ishte për të gjithë territorin e Kosovës dhe Shqipërisë, por deri atëherë meqë jetojmë në Evropë dhe jemi bashkësi e Evropës duhet të respektojmë këto marrëveshje ndërkombëtare në të cilat jemi pjesë. Deri atëherë bëjmë të pamundurën që shtetasit tanë të qarkullojnë sa më lirshëm”.

“Përmirësimet e sotme janë në funksion të kësaj lehtësie, që krijojmë për shtetasit tanë. Është shumë interesante kur e shikon të zbatuar marrëveshjen në terren dhe eksperienca që ministri Svelça e përjetoi pasi vizitoi të gjithë vijën kufitare ku kemi këtë lehtësi me qarkullimin është shumë e rëndësishme sepse e shikon vërtet që njerëzit përfitojnë”, tha Çuçi.

Share This Article