Ky është 31-vjeçari Gleart Gusholli, i cili mbajti peng për një javë dhe dhunoi në mënyrë makabre të dashurën e tij 28-vjeçare.
E reja ishte e arsimuar dhe punonte si infermiere në Gjermani, ndërsa njohja me Gushollin bëri që ajo të vinte në Tiranë për ta takuar, por 31-vjeçari e dhunoi për një javë rresht.
‘Kam parë tmerr me sy, kam parë vdekjen me sy, më ka kërcënuar, do të hedh në lumë, nuk do të nxjerrë nga shtëpia. Unë kam tentuar disa herë të hidhesha nga ballkoni pasi nuk e duroja dot më. Më godiste me një shkop me gozhdë, më nxirrte thikën. Më thoshte do ta çaj barkun. I lutesha të më hapte derën që të dilja nga shtëpia’, tregon vajza.
Vajza rrëfeu se është droguar nga i dashuri i saj, i cili ka tentuar disa herë ta mbysë. ‘Më kishte thënë se nuk e konsumonte më kokainën, por kur erdha unë këtë herë e konsumonte dhe më detyroi ta konsumoja pasi kisha frikë se më rrihte’.
Avokati Enea Cenko tha se mbi autorin duhet të rëndojnë dhe dy vepra të tjera penale. Sipas Cenkos, Gusholli nuk mund të lihet pa u akuzuar për pengmarrjes dhe tentativë vrasje.
Po ashtu, Cenko i bëri thirrje shtetit që ta marrin në mbrojtje 28-vjeçaren, e cila u shpreh se do të largohet sa më parë nga Shqipëria.