Ministria e Mbrojtjes në Moskë bën me dije se një avion luftarak rus aksidentalisht bombardoi qytetin e Belgorodit gjatë natës, pranë kufirit me Ukrainën.
Guvernatori Vyacheslav Gladkov deklaron se një shpërthim i fuqishëm u dëgjua duke lënë një krater 20 m në qendër të qytetit. 2 gra mbetën të plagosura nga ky incident, ndërkohë që shumë ndërtesa përreth u dëmtuan.
Sipas raportimeve paraprake nga ministria, gjithçka ndodhi pasi një avion Su-34 aksidentalisht lëshoi municionet.
Belgorod është një qytet me 370 mijë banorë, 40 km larg kufirit me Ukrainën. Ai shtrihet në veri të qytetit të Kharkivit dhe që prej nisjes së luftës banorët e tij kanë jetuar në frikë nga mundësia e hakmarrjes me raketa nga ushtria ukrainase.