Para ndeshjes mes Atletico Madrid-Barcelona, Antoine Griezmann është rikthyer të flasë për periudhën e tij kur luante te katalanasit.
Sulmuesi shprehet se vuajti në vitin e parë me fanellën e blaugranave pasi bëhej fjalë për një sistem ndryshe nga ai i cili ishte mësuar.
Griezmann shtoi se e shijoi vitin e dytë në Camp Nou, por tani mendon vetëm për fanellën e Los Colchoneros.
“Ishte një vit i parë shumë i komplikuar ai me Barcelonën. Isha zëvendësues dhe nuk luaja vazhdimisht, ishte një sistem tjetër nga ai që isha mësuar”.
“Plus që mbuloja edhe një tjetër pozicion në fushë. Mu desh që të mësohesha me të gjithë këtë”.
“Megjithatë, në vitin e dytë e shijova më shumë eksperiencën me Barçën”.
“Ndeshja me Barcelonën? Kemi përpara një ndeshje të bukur, do të tentojmë të marrim tre pikët”, ka thënë Griezmann.