Takimi i sotëm i kryeministrit Edi Rama në Kamëz u shoqërua me këngë, përqafime dhe puthje. Në një moment ai mori nga turma një person, që sipas tij po bërtiste më shumë seç duhej. Më pas, po ky person merret nga kryeministri për të mbjellë pemë së bashku, e në fund merr edhe një puthje në ballë nga vetë Rama.
Duke mos e pritur, Rama u habit kur burri kthehet dhe e puth në faqe. Më pas, kreu i Qeverisë fshin fytyrën, veprim që tërhoqi jo pak vëmendje.
Ky takim në Kamëz vjen pas rikuperimit të tij pas operacionit për heqjen e apandesitit.