Një shtetas anglez dyshohet se mund të ketë lidhje me ngjarjen e rëndë të vrasjes së biznesmenit Ardjan Nikulaj.
Anglezi ka qëndruar i vetëm në hotel dhe ka lëvizur rreth zonës së Nikulaj, ku në disa pamje filmike dallohet dukshëm duke luajtur bilardo.
Personi me emër dhe pasaportë angleze është identifikuar dhe rezulton të jetë larguar përmes aeroportit të Rinasit, disa orë pas vrasjes së Nikulaj.
Ky veprim shpjegohet nga ekspertët se mund të jetë një rastësi ose anglezi mund të jetë trembur nga ngjarja e rëndë dhe është larguar.
Por veprimet e tij kanë bërë që të lindin dyshime se mund të ketë lidhje me krimin.
Gazetari i Ora Neës, Elton Qyno, raporton se shtetasi anglez në ikje e sipër ka ndëruar dy taksi.
Pas vrasjes ai ka paguar dhomën e hotelit afër komplesit “Coral” dhe është larguar me urgjencë.
Të parën taksi e ka marë në zonën e Shëngjinit me të cilën ka udhëtuar deri në Fushë-Krujë.
Këtu ka lënë këtë taksi, duke rimarë një taksi të dytë dhe me të është larguar në drejtim të Rinasit, ku shfaqet në kamerat e aeroportit duke bërë chekinin dhe larguar në drejtim të Anglisë.
Për llogari të hetimit, prokuroria ka kërkuar permes oficerëve të kontaktit që të ndalohet dhe pyetet ky shtetas anglez, mbi qëllimin e vizitës disa ditore në zonën e Shëngjinit dhe largimit të tij të menjëhershëm, pas vrasjes së biznesmenit Ardjan Nikulaj.