“Kurti, jo transparent për ujditë”, Tahiri: Drafti për asociacionin të jetë sipas Kushtetutës

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, thotë se draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk duhet të diskutohet me Serbinë.

Duke folur për “Kosova Press”, ai thekson se çdo iniciativë që Qeveria e Kosovës e ndërmerr në këtë drejtim, duhet të jetë në përputhje me rendin Kushtetues të Kosovës dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Asociacionin në vitin 2015.

Gjithashtu, kritikoi kryeministrin Albin Kurti për mungesë transparence në marrëveshjen me Serbinë.

“Draft-statutin e Asociacionit nuk kemi nevojë ta diskutojmë me shtete të tjera. Duhet të respektohet në përpikmëri vendimi i Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015. Ne e kemi vendimin e Gjykatës Kushtetuese që duhet të respektohet. Çdo iniciativë që ndërmerret duhet të jetë në përputhje me rendin kushtetues tonin. Sa i përket angazhimit të kryeministrit në dialog, e karakterizon një jotransparencë jashtëzakonisht e madhe. Ju e dini se si kemi arritur tek marrëveshja e Ohrit, neve kur na është prezantuar drafti që e kemi diskutuar në një debat parlamentar, kryeministri na ka thënë se ky është drafti dhe këtë e kemi, merre ose lëre. Kemi ardhur në një pozicion që ne si opozitë, asnjë kontribut të vetëm nuk kemi mundur të japim për atë marrëveshje”, tha Tahiri.

Share This Article