Të mërkurën Barcelona dhe Real Madridi do të ndeshen në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Mbretit.
Lionel Messi nuk mori pjesë në stërvitjen e Barcelonës, duke ngritur edhe më shumë dyshimet për paraqitjen e tij në sfidën e së mërkurës ndaj Real Madridit.
Mungesa e sulmuesit argjentinas ishte parashikuar, pasi mori një goditje ndeshjen me Valencian, ku shënoi dy gola.
Messi mendohet se këtë të martë do t’i bashkohet pjesës tjetër të skuadrës, për të vlerësuar më pas nëse do të mund të japë kontribut në këtë El Clasico.
Nuk është vetëm Messi, në dyshim për këtë ndeshje, pasi edhe Ousmane Dembele ende nuk dihet nëse do të rikuperohet në kohë.
Duket më e komplikuar situata e francezit Dembele, i cili edhe pse ishte i pranishëm në qendrën sportive të Barcelonë, nuk iu bashkua grupit.
Duket e vështirë që kampioni i botës të stërvitet me ritëm të plotë një ditë për superndeshjen me Realin, pasi nuk stërvitet që pas lëndimit që pësoi në ndeshjen me Leganes.