ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Britania e Madhe përshpejton planet e përgatitjeve për luftë 8 hours ago
Osmani vizitë zyrtare në Vatikan, takon Papa Leon XIV, kërkon njohjen e Kosovës 8 hours ago
Pritë nga ISIS, vriten dy ushtarë amerikanë dhe një përkthyes në Siri 8 hours ago
Bjellorusia liron 123 të burgosur pas heqjes së sanksioneve nga SHBA 8 hours ago
Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste. 14 hours ago
Next
Prev
Home Bota

VOA: Sërish një përballje Biden-Trump?

albnews by albnews
25 April, 2023
in Bota
0
VOA: Sërish një përballje Biden-Trump?
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Hyrja në garë e Presidentit Biden pason njoftimin e ish-Presidentit Trump në nëntor se do të përpiqej për një mandat të dytë pasi humbi zgjedhjet e vitit 2020 përballë zotit Biden.

Në një deklaratë për kandidaturën e Presidentit Biden, zoti Trump kritikoi qëndrimet e rivalit të tij lidhur me emigracionin, inflacionin dhe tërheqjen amerikane nga Afganistani.

RelatedPosts

Pritë nga ISIS, vriten dy ushtarë amerikanë dhe një përkthyes në Siri

Bjellorusia liron 123 të burgosur pas heqjes së sanksioneve nga SHBA

Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

“Familjet amerikane po rrënohen nga inflacioni më i keq në gjysmë shekulli. Bankat po dështojnë”, tha ish-Presidenti Trump në platformën e tij të mediave sociale. “Kemi dorëzuar pavarësinë tonë energjitike, ashtu siç dorëzuam Afganistanin”, tha ai.

Si kandidati në pushtet, Presidenti Biden nuk ka gjasa të përballet me konkurencë të lartë nga brenda partisë së tij. Asnjë zyrtar i lartë demokrat nuk ka dhënë shenja se do ta sfidojë atë dhe ai ka mbledhur rreth vetes një grup demokratësh me perspektivë për të shërbyer si këshilltarë për fushatën e tij, ndër ta edhe guvernatorët J.B. Pritzker të shtetit Illinoi dhe Josh Shapiro të shtetit të Pensilvanisë.

Kandidatët e mundshëm republikanë dhe ata që tashmë e kanë shpallur kandidaturën, e kanë përqëndruar retorikën për zgjedhjet 2024 tek ulja e shpenzimeve qeveritare, ndërsa vazhdon inflacioni i lartë, tek kufizimet ndaj abortit, si dhe tek niveli i krimit në qytetet e drejtuara nga demokratët dhe tek emigracioni i paligjshëm.

Dy republikanët kryesorë, ish-Presidenti Trump dhe Guvernatori i Floridas Ron DeSantis, duan të kufizojnë qasjen e fëmijëve transgjinorë tek ekipet sportive dhe shërbimet mjekësore për ndërrimin e gjinisë, si dhe kufizimin e mënyrave se si shkollat përfshijnë në mësimdhënie çështjet e komunitetit LGBTQ+, historinë e skllavërisë në Amerikë dhe pabarazitë raciale.

Ndaj ish-Presidentit Trump fillon sot çështja gjyqësore për padinë civile ndaj tij të ngritur nga shkrimtarja E.Jean Carroll, e cila e akuzon atë për përdhunim në dhomat e ndërrimit në një dyqan veshjesh në mesin e viteve 1990.

Ish-presidenti, i cili nuk ka detyrimin të paraqitet gjatë gjyqit, i ka mohuar akuzat, duke e quajtur zonjën Carroll ‘të sëmurë mendërisht’ që e ka sajuar akuzën e përdhunimit për të tërhequr vëmendje për shitjen e një libri të saj.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Britania e Madhe përshpejton planet e përgatitjeve për luftë

Britania e Madhe përshpejton planet e përgatitjeve për luftë

13 December, 2025
Osmani vizitë zyrtare në Vatikan, takon Papa Leon XIV, kërkon njohjen e Kosovës

Osmani vizitë zyrtare në Vatikan, takon Papa Leon XIV, kërkon njohjen e Kosovës

13 December, 2025
Pritë nga ISIS, vriten dy ushtarë amerikanë dhe një përkthyes në Siri

Pritë nga ISIS, vriten dy ushtarë amerikanë dhe një përkthyes në Siri

13 December, 2025
Bjellorusia liron 123 të burgosur pas heqjes së sanksioneve nga SHBA

Bjellorusia liron 123 të burgosur pas heqjes së sanksioneve nga SHBA

13 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result