Medvedev: Do të përdorim armë bërthamore nëse është e nevojshme!

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Përplasje ‘kokë më kokë’ në OKB, ku Ministri i Jashtëm rus Serghei Lavrov kryesoi një takim të Këshillit të Sigurimit. Sekretari i përgjithshëm Antonio Guterres, i ulur pranë Lavrovit, nuk kurseu asnjë kritikë, duke përsëritur se “pushtimi rus i Ukrainës, në kundërshtim me Kartën e OKB-së dhe ligjin ndërkombëtar, po i shkakton vuajtje dhe shkatërrime të mëdha vendit dhe popullit të tij”.

Ish-presidenti rus, njëherazi nënkryetari i Këshillit të Sigurimit rus, Dmitri Medvedev ka kërcënuar se Rusia është gati të përdorë armët bërthamore nëse do të jetë nevojshme. Ai tha se është me mirë një ‘ndarje paqësore’ e Ukrainës nga Polonia dhe vendet e tjera se sa anëtarësimi i Kievit në NATO ose një luftë botërore.

“Kundërshtarët e Rusisë nuk duhet të nënvlerësojnë mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore nga Moska, e cila nuk do të hezitojë nëse është e nevojshme. Rusia po lufton në Ukrainë “me të gjithë NATO-n” dhe “gjithçka duhet bërë për fitore”, tha Medvedev.

Share This Article