Opozita mbledh nesër grupin e punës

albnews
By
1 Min Read

Opozita e bashkuar shqiptare nesër do të mbledhë grupin e punës për Reformën Zgjedhore.

Partia Demokratike përmes një njoftimi për mediat, shprehet se është thellësisht e angazhuar me Reformën Zgjedhore.

“Opozita është thellësisht e angazhuar me Reformën Zgjedhore. Ne kemi bërë të qartë tek tryeza e organizuar nga OSBE që duam të japim kontributin tonë për Reformën. Për këtë qëllim, nesër në orën 09:30, do të mblidhet grupi i punës së opozitës së bashkuar për reformën zgjedhore,” thuhet në njoftimin e PD-së./ATSH/

Share This Article