Gjermania nuk do ta kundërshtojë shtyrjen e datës së Brexit, njoftoi sot zëdhënësi i kancelares Angela Merkel, pas thirrjes së presidentit të Këshillit Europian për të pranuar një masë të tillë.
“Nëse bëhet fjalë për shtyrje të datës me dy ose tri javë, në mënyrë që t’u jepet mundësia për të ratifikuar ligjin deputetëve në Londër për daljen e vendit nga BE, nuk është ndonjë problem. Nëse duhet shtyrë Brexit deri në fund të janarit, ne duhet të dimë se për ç’arsye, se çfarë do të ndodhë ndërkohë dhe nëse do të ketë zgjedhje në Britaninë e Madhe”, deklaroi ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas.
Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, u kërkoi vendeve anëtare të BE të pranojnë kërkesën britanike për një shtyrje të mëtejshme të datës së daljes, pa thirrur një samit. Ai gjithashtu nuk përmendi ndonjë kohëzgjatje për këtë shtyrje.