Një tërmet i fortë ka goditur Greqinë mbrëmjen e sotme. Forca e tërmetit ka qenë me magnitudë 4.7.
Epiqendra e tërmetit ka qenë në ishullin Dodecanes, ndërsa thellësia fokale ka qenë 100 kilometra.
Lëkundjet e tërmetit janë ndier në të gjithë zonën, por nuk ka dëme materiale dhe as lëndime në njerëz.