Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, eurodeputetja portugeze Isabel Santos e grupimit S&D, u shpreh shumë e zhgënjyer sot në seancën plenare të Parlamentit Europian, ku po diskutohet hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
“Jam shumë e zhgënjyer tani. E ndjej trishtimin që kanë qytetarët e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut që e shohin të bllokuar rrugëtimin e tyre drejt BE. Ky vendim erdhi edhe pas letrës të drejtuesve të BE që kërkonin hapjen e negociatave”.
“Vendet i zbatuan kriteret e KE dhe i kryen reformat që tashmë s’mund të ndalen paavërisht këtij vendimi të Këshillit”, tha Santos.
“Pamë që Këshilli bllokoi procesin e zgjerimit. Pamë limitet e Macron. Aktorë të tjerë do të drejtohen tashmë në rajon. Nëse BE nuk tregon besueshmëri rrezikon diskretitimin. Do të vazhdojmë të respektojmë dhe të çojme në fund atë që premutam”, theksoi Santos. /