Shqiptarja e quajtur Hyrje, që jeton në hotel thotë se dy fëmijët e saj nuk duan të hanë, sepse ushqimi nuk është i përshtatshëm. 45 vjeçarja shkoi nga Shqipëria në Britani në shtator 2022 dhe është vendosur në Devon Hotel. Ajo thotë se ka dy djem adoleshentë, 16 dhe 14 vjeç “dhe nuk hanë asnjë ushqim nga ato që sjellin” raporton DevonLive.
Një vakt përfshin kofsha pule, një burger, oriz, dhe një banane dhe hurmë arabie. Ajo thotë se fëmijët e saj duan që gruaja të gatuajë për ta, por ajo nuk ka një kuzhinë gatimi.
Hyrja thotë: “Fëmijët nuk hanë gjë nga ushqimi që na japin. Ata më kërkojnë të gatuaj, por unë nuk kam një kuzhinë ti ushqej. Ndihem keq kur i shoh të pangrënë”.
Shqiptarja ‘e pafuqishme’ përballë ligjeve britanike,
Home Office thotë se azilkërkuesit në hotele u janë përfshirë tre vakte në ditë që janë sipas standarteve të ushqimit, ashtu sikurse edhe snack dhe ujë. Këto standarte kanë pesë porcione fruta dhe perime në ditë, një e treta e ushqimit përbëhet nga karbohidrate, disa proteina si mish pa dhjamë ose bishtajore dhe të paktën dy porcione peshku me vaj çdo javë.
Home Office thotë se ushqimi “i korrespondon të gjitha kulturave dhe kërkesave dietike” dhe se ofruesve të ushqimit u kërkohet një raport për shpërndarjen dhe performancën në baza ditore. Ata shtojnë se ka edhe sondazhe javore nga azilkërkuesit që merr në konsideratë preferencat kulturore të ushqimit.
Sipas Hyres, hoteli ku ajo qëndron nuk u lejon që të hapin dritaret. Ndërsa kjo është një masë tipike e hoteleve për arsye të eficensës, sigurise dhe energjisë, Hyrja thotë se mos-hapja e dritareve e bën një ambient të mbyllur për të dhe vajzën që janë jo mirë me shëndet
Hyrja thotë: Unë dhe djemtë jemi të sëmurë dhe këtu është ambient i mbyllur se dritaret nuk hapen ndërsa unë kam bërë dy operacione në sy”.
Hyre thotë se nuk di as anglisht akoma por gjithsesi do të qëndrojë në Britani. Megjithatë, ajo thotë se ka vështirësi për të hyrë në zonë për shkak të largësisë së hotelit ku i kanë vendosur. Sipas Home Office, azilkërkuesit e kualifikuar që qëndrojnë në strehimore me ushqim marrin 9.10 paund në javë për cdo anëtar të familjes, por Hyre thotë se nuk mundet me këtë shumë të blejë ushqime rroba dhe këpucë për fëmijët e vet.
“Duam të qëndrojmë, por gjithcka është shumë larg prej këtej. Do të doja një kuzhinë që të gatuaj për fëmijët dhe diku më afër fshatit dhe shkollave se jemi shumë larg, nuk mund të rrimë. Jam vetëm dhe nuk më ndihmon kush. Na duhen rroba dhe këpucë se nuk kam me cfarë ti blej”.
Një zëdhënës i ministrisë së brendshme tha: Pavarësisht se numri i njerëzve që mbërrijnë në UK ka arritur në nivele rekord ne vazhdojmë të ofrojmë mbështetje për azilkërkuesit me qëndrim, ushqim dhe një pagesë javore të pranueshme. Ushqimi i ofruar në hotelet e azilit plotëson standartet e NHS dhe i përgjigjet kërkesave dhe kulturës së dietës. Aty ku ngrihen shqetësime për cdo aspekt të shërbimit ofruar në hotel, ne punojmë me ofruesin për të siguruar që ato të zgjidhen.