• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Wednesday, May 14, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
Horoskopi për muajin maj 2023

Horoskopi për muajin maj 2023

by albnews
30 April, 2023
in Albania, Lajme rozë
0
3
VIEWS

Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do ecë ky muaj për të lindurit e çdo shenje

DASHI (21.03 – 20.04)

Karriera: Jupiteri është në anën tuaj dhe ju sjell aktivitete të reja biznesi për të cilat jeni përgatitur muajt e fundit. Maji u jep energji pozitive Deshve. Ndryshimet që keni dëshiruar një kohë të gjatë po ju vijnë. Tani është momenti i duhur për të treguar cilësitë tuaja, për të vendosur veten në vendin që meritoni dhe për të kërkuar avancimin. Gjysma e parë e muajit është e përkryer për ndërrimin e vendit të punës, nënshkrimin e kontratave të reja dhe diskutimin e rritjes së pagës.

Shëndeti: Sa më shumë që të jeni të relaksuar dhe të qetë, aq më lehtë do të përballeni me sfida dhe do të keni më shumë energji për obligimet e përditshme. Keni nevojë të lëvizni më shumë dhe të qëndroni në natyrë.

Dashuria: Maji u sjell lehtësim Deshve. Ju keni mundësinë të zgjidhni mosmarrëveshjet nga e kaluara dhe t’ia tregoni partnerit tuaj besnikërinë. Gjysma e parë e muajit do të vërë në pah aktivitetet e biznesit, ndërsa pjesa e dytë e muajit do të jetë perfekt për takime familjare dhe organizimin e një udhëtimi të shkurtër me partnerin. Fokusi është në komunikimin e drejtpërdrejtë, në bisedë të hapur që do t’ju lidhë ju dhe partnerin tuaj. Fokusi është te komunikimi i drejtpërdrejtë, një bisedë e hapur që do t’ju lidhë ju dhe partnerin tuaj. Për Deshtë e lirë ky është një muaj i mundësive, nëse dëshironi mund të krijoni një lidhje me një person, karakteri i të cilit është i ngjashëm me tuajin – do të jetë një sfidë e madhe!

DEMI (21.04. – 21.05.)

Karriera: Mund të mbështeteni te bashkëpunëtorët e biznesit dhe t’i kushtoni më shumë vëmendje jetës private. Maji është i favorshëm për sipërmarrësit. Ju mund të prisni të ardhura shtesë. Demat kanë një muaj pozitiv në planin financiar, marrëdhëniet e biznesit janë duke u përmirësuar dhe bashkëpunimi me vendet e huaja është përpara shumicës prej jush. Në fund të muajit, shumica do të kuptojnë se përpjekjet e tyre afatgjata më në fund kanë dhënë rezultat.

Shëndeti: Mundohuni të jeni të qetë me çdo kusht. Mund të shqetësoheni nga problemet e zakonshme për ju në këtë periudhë të vitit, problemet e kyçeve, dhimbjet e shpinës, aktivizimi i ndryshimeve reumatizmale.

Dashuria: Jupiteri në Dashin ka një efekt zhgënjyes te Demat dhe do të mbetet i tillë derisa Jupiteri të hyjë në yjësinë tuaj para fillimit të verës. Kjo është një mundësi për të forcuar energjinë tuaj të brendshme, për t’iu përkushtuar vetes dhe për të parë të metat tuaja. Shmangni konfliktet si me partnerin ashtu edhe me të afërmit dhe miqtë. Kini parasysh se kjo është një periudhë kalimtare! Demat e lirë ëndërrojnë martesën. Dëshironi të ngrini çështje serioze të jetës përpara një personi që e keni pëlqyer prej kohësh. Gjysma e dytë e muajit është perfekt për komunikim të drejtpërdrejtë dhe fillimin e një lidhjeje.

BINJAKËT (22.05 – 21.06)

Karriera: Nëse dëshironi të ndërroni punën tuaj, ky është momenti i përsosur për të përgatitur CV-në tuaj dhe për të fituar njohuri dhe aftësi të reja, aq më shumë nëse planifikoni të punoni jashtë vendit. Maji sikur është krijuar për perfeksionim dhe formim të planeve të reja të biznesit. Përqendrohuni te vetja, mos lejoni që njerëzit përreth jush t’ju shpërqendrojnë me tema që nuk ju shërbejnë. Qëndrimi në natyrë mund të përmirësojë përqendrimin.

Shëndeti: Rraskapitja, lodhja dhe humori jo i mirë janë reagim i organizmit ndaj kujdesit të pamjaftueshëm si edhe ndaj shumë shprehive të këqija. Hani më shumë pemë dhe perime të freskëta, uleni dozën e kafes, flini më shumë!

Dashuria: Gjatë muajit shkurt, binjakët kanë hasur në probleme komunikimi, sfidat vazhdojnë në planin privat. Në gjysmën e parë të muajit përpiquni t’ia shpjegoni partnerit qëllimin tuaj, në mënyrë që të mos keqkuptoheni. Kjo është një periudhë gjatë së cilës ju mësoni leksione të rëndësishme kur bëhet fjalë për komunikim produktiv. Binjakët e lirë kanë një muaj të qetë përpara. Keni përshtypjen se bota është në gjumë dhe me padurim i prisni muajt e verës.

GAFORRJA (22.06 – 22.07)

Karriera: Gaforret kanë një muaj produktiv para kur bëhet fjalë për aktivitetet e biznesit. Do të arrini të ruani ritmin e punës. Përpiquni t’i përshtatni vetes detyra të caktuara biznesi, mos lejoni që të tërhiqeni nga energjia e kolektivit dhe të kënaqeni me melankolinë. Përpara jush është një muaj krijues në të cilin shumë Gaforre do të gjejnë kohë të lirë për pasionet e tyre, të cilat do t’i shijojnë pafund.

Shëndeti: Me praninë e vazhdueshme të Jupiterit në shenjën tuaj, niveli juaj i energjisë do të jetë i shkëlqyeshëm. Ky ndikim rrit gjallërinë dhe rrit sistemin tuaj imunitar, kështu që mund t’ju ndihmojë të kapërceni çdo infeksion të vogël ose probleme shëndetësore.

Dashuria: Gaforret i pret një muaj romantik. Shijoni magjinë që është para jush. Aspektet pozitive astrologjike zgjojnë anën romantike të personalitetit tuaj që e kënaqin partnerin. Dëshironi të arrini një atmosferë të qetë dhe joshëse brenda shtëpisë. Fokusi është te jeta e dashurisë por edhe te marrëdhëniet produktive familjare. Pjesëtarët e lirë të shenjës së Gaforres shijojnë vëmendjen që marrin kudo që shfaqen, rrezatojnë energji pozitive!

LUANI (23.07 – 22.08)

Karriera: Duhet të mësoni të ndani suksesin e biznesit dhe të pranoni ndihmë nga bashkëpunëtorët e biznesit, përndryshe nuk do t’i përfundoni në kohë projektet e nisura. Maji ju sjell leksione të rëndësishme jetësore në fushën e dashurisë, por edhe në sferën e biznesit. Qëndroni të fokusuar, aktiviteti fizik mund t’ju ndihmojë të çliroheni nga emocionet negative. Ju pret një situatë e mirë financiare. Ju pret një periudhë stresuese, pushoni sa më shumë që mundeni.

Shëndeti: Pavarësisht nëse jeni të etur të humbni peshë ose të ushtroni më shumë, ose thjesht keni nevojë për shoqërinë e miqve për t’ju nxitur, sigurisht që do të ishte me vlerë të bashkoheni me një klub ose të shoqëroheni me një mik që ndan qëllimet tuaja.

Dashuria: Rruga e Merkurit shumë Luanëve u duket e pamatur, aq më tepër nëse i përkisni dekadës së parë të kësaj shenje. Qëndroni të qetë, mendoni dy herë përpara se të hyni në një konflikt me njerëzit e dragoit. Gjysma e parë e muajit ju sjell situata sfiduese, por, ndërsa muaji kalon, ju po ashtu do t’i riktheheni rrjedhës natyrale të jetës me të cilën jeni mësuar. Përqendroni vëmendjen tuaj në jetën e përditshme! Aktualisht nuk ka ndryshime të mëdha për pjesëtarët e lirë të kësaj shenje.

VIRGJËRESHA (23.07 – 22.08)

Karriera: Shumica e Virgjëreshave janë të kënaqura me rezultatet e arritura kur bëhet fjalë për aktivitetet e biznesit. Do të keni mundësinë të udhëtoni dhe të pushoni nga obligimet e përditshme. Shumë Virgjëresha do të vendosin të rinovojnë shtëpinë e tyre, do të shijojnë ndryshimet. Një fitim financiar ju pret fare në fundin e muajit, jeni të kënaqur me gjendjen aktuale financiare.

Reklama

Shëndeti: Balancën shpirtërore më lehtë do ta ktheni nëse do të ndani pak kohë për të medituar, për jogë apo për ndonjë teknikë tjetër me të cilën do ta relaksoni trupin dhe do ta forconi shpirtin, transmeton Telegrafi.

Dashuria: Saturni ka kaluar në shenjën e Peshqve, gjë që mund t’ju kthejë pas në kohë dhe t’ju inkurajojë të analizoni sjelljen e njerëzve të dashur. Nëse ndiheni keq dhe të shfrytëzuar, është koha të vendosni kufij të qartë nëpërmjet të të cilëve do t’u tregoni të tjerëve se e respektoni veten. Në përgjithësi, maji ju sjell përparim personal dhe punë me emocione. Nuk ka ndryshime të mëdha në marrëdhëniet me partnerin, miqtë dhe familjen, qartësia ju pret në komunikim, fokusi është te brendësia dhe emocionet që po i ndrydhni një kohë të gjatë.

PESHORJA (23.09 – 22.10)

Karriera: Jupiteri te Dashi zgjon një angazhim të madh, aq më shumë nëse nuk jeni të orientuar në jetën dashurore dhe familjare. Gjatë majit shumica e Peshoreve me vetiniciativë marrin përgjegjësinë mbi vete, angazhohen për një organizim më të mirë në ambientin e biznesit dhe dëshirojnë që të përparojë i gjithë kolektivi. Do të keni një prurje shtesë financiare nga fundi i muajit, ndërsa shumica jush në këtë periudhë do të lidhin edhe kontrata të rëndësishme. Përpiquni të balanconi obligimet e biznesit dhe të gjeni pak kohë për veten tuaj.

Shëndeti: Duhet të kaloni më shumë kohë në natyrë për të përtërirë energjinë tuaj apo të bëni një aktivitet të shkurtër fizik që të ndiheni më të fuqishëm dhe më të shëndetshëm.

Dashuria: Peshoret në muajin maj i presin marrëdhënie të harmonishme me partnerin, kënaquni me takimet e përbashkëta dhe ndodhitë e përditshme të cilat ju inkurajojnë. Është koha e duhur t’i tregoni partnerit që i jeni besnik, që do ta përkrahni dhe e vlerësoni angazhimin e tij për lidhjen dhe martesën tuaj. Përkushtojuni gjërave të imëta të cilat do të avancojnë atmosferën dashurore, siç është edhe përgatitja e kafjallit apo pirja e kafes së mëngjesit në krevat. Peshoret e lira me vetiniciativë e vënë fokusin në aktivitetet e biznesit. Mos u mbyllni tërësisht ndaj dashurisë. Jini kureshtar, njihni njerëz të rinj dhe krijoni kontakte, sepse njëri ndër ta mund të nxisë xixat e para të dashurisë.

AKREPI (23.10. – 22.11.)

Karriera: Keni mbështetjen e kolektivit kur prezantoni ide të reja dhe plane pune në gjysmën e parë të muajit. Gjysma e dytë e muajit është e rezervuar për proteksion, keni mundësi të ndihmoni një person nga rrethi juaj i ngushtë. Shfrytëzoni aspekte të favorshme astrologjike për avancim në karrierë, mos e lejoni veten të bëheni dembelë. Përmbajuni zakoneve tuaja produktive, siç është ushqimi i shëndetshëm, duke rritur kështu përqendrimin dhe energjinë pozitive.

Shëndeti: Sëmundjet që kanë të bëjnë me infeksionet dhe me telashe kërkojnë qasje serioze. Patjetër duhet të ballafaqoheni me situatat të cilat e sfidojnë sistemin nervor.

Dashuria: Është koha e duhur që të inicioni çështjet nga e kaluara dhe t’i zgjidhni mospajtimet me partnerin, të eliminoni çfarëdo forme qoftë e dyshimit në besnikërinë e partnerit. Akrepat kanë një muaj produktiv, nëse marrin guximin për komunikim të drejtpërdrejtë të cilin do ta potencojë Merkuri. Do të keni rastin të kuptoni që komunikimi direkt në marrëdhënien e dashurisë është produktiv dhe nuk duhet hequr dorë nga ai komunikim. Akrepat e lirë do të kenë takime me miqtë, do të vizitojnë njerëz që nuk i kanë parë për një kohë të gjatë dhe do të shijojnë atmosferën e relaksuar.

SHIGJETARI (22.11 – 21.12)

Karriera: Aktualisht nuk prisni ndryshime të mëdha në planin e biznesit, fokusi është te jeta juaj private. Mos e zgjidhni zhgënjimin tuaj me blerje impulse, përpiquni të kurseni para. Nëse jeni në kërkim të një pune të re, shfrytëzojeni gjysmën e dytë të muajit për të komunikuar me punëdhënësit e mundshëm. Nuk ka arsye për të dyshuar në veten tuaj!

Shëndeti: Shëndeti nuk është edhe aq i mirë. Është i mundshëm një lloj izolimi. Mbase vetmia është ajo që ju nevojitet. Jeni të lodhur, andaj edhe duhet të flini gjumë më shumë dhe të pushoni.

Dashuria: Shigjetarët kanë ëndërruar gjatë muajit prill. Por, maji dhe Merkuri lëvizin, duke ju zgjuar praktikisht. Mund të dëshmoni të vërtetën në gjysmën e parë të muajit, aq më tepër nëse keni nisur kontaktin me ish-partnerin tuaj. Muaji maj është këtu për të zgjidhur dyshimet tuaja dhe për t’ju ndihmuar të vendosni se në cilin drejtim dëshironi të shkoni. Shigjetarët nuk presin ndryshime të mëdha në martesën e tyre, mund të relaksohen dhe të shijojnë zakonet e tyre. Shigjetarët e lirë janë të fokusuar tek e kaluara, siç thamë, por vendimin duhet ta marrin deri në fund të muajit.

BRICJAPI (22.12 – 20.01)

Karriera: Jeni të kënaqur me situatën aktuale të biznesit, dëshironi të përqendroheni te pasionet tuaja dhe të fitoni aftësi të reja. Pas daljes së planetit karmik nga fusha e tyre e jetës, shumë Bricjapë do të vendosin t’u përkushtohen pasioneve krijuese, do kenë mbështetjen e yjeve! Gjysma e parë e muajit do të kalojë e qetë, ndërsa në pjesën e dytë të muajit mund t’ju presin probleme të vogla administrative. Qëndroni të qetë dhe konsultohuni me njerëz që ju janë besnikë.

Shëndeti: Problemet shëndetësore po sanohen, ndërkaq vëmendje juaj është orientuar në çaste të mira jetësore. Jeni plot energji pozitive.

Dashuria: Saturni largohet nga yjësia e Bricjapit. Keni marrë leksione të rëndësishme të jetës në shtatë vjetët e fundit dhe tani mund të merrni frymë thellë dhe të bëni një hap të guximshëm në botë. Mos nxitoni, krijoni qëllime realiste që do t’ju mundësojnë të keni një të ardhme pozitive. Keni mundësi të afroheni më shumë me familjarët dhe miqtë që nuk i keni parë prej kohësh. Bricjapët presin një periudhë pozitive në lidhjen dhe martesën e tyre, maji ju ofron mundësinë për t’iu përkushtuar partnerit tuaj dhe për të pushuar nga përditshmëria e mundimshme.

UJORI (21.01 – 18.02)

Dashuria: Një muaj i qetë është përpara Ujorëve. Shumica prej jush do të vendosin të jetojnë së bashku me një partner i cili do t’ju sjellë një sasi shtesë energjie pozitive. Tani për tani, aspektet e favorshme astrologjike fusin paqen në jetën tuaj të përditshme. Shfrytëzojeni këtë periudhë në mënyrë produktive. Ujorët e martuar mund të fokusohen në rinovimin e shtëpisë. Ujorët e lirë nuk presin ndryshime të mëdha në fushën e dashurisë. Jini të vetëdijshëm për avantazhet e statusit tuaj solo dhe e shijojeni shumë!

Karriera: Gjysma e parë e majit ju sjell një sasi shtesë të punë, organizohuni mirë që të mund të përfundoni aktivitetet e biznesit brenda afatit të caktuar. Mesi i muajit është ideal për një udhëtim të shkurtër, për pushime me familjen, për të qëndruar në shtëpi dhe për të shijuar një atmosferë të qetë në shtëpi. Në përgjithësi, nuk ka ndryshime të mëdha në planin e biznesit. E gjitha që mund të ndodhë ju tashmë e keni pritur.

Shëndeti: Mund të ketë një tendencë për të zgjedhur ushqimin e shpejtë kur jeni me nxitim. Marrja e disa këshillave nga një nutricionist ose trajner personal mund t’ju ndihmojë të ktheheni në rrugën e duhur.

PESHQIT (21.01 – 18.02)

Karriera: Maji ju sjell mundësi të reja biznesi, dëshira juaj për ndryshime ka fituar. Qëndroni të fokusuar në detyra të reja pune, jini të guximshëm dhe pranoni sfida dhe përgjegjësi të reja. Nuk ka arsye për të dyshuar në veten tuaj! Situata juaj financiare po përmirësohet dalëngadalë. Gjysma e dytë e muajit ju sjell suksesin financiar që tashmë një kohë të gjatë e dëshironi. Periudha është e mbushur me plane dhe shpresa të reja. Lërini të dinë për planet tuaja vetëm ata tek të cilët mund të mbështeteni.

Shëndeti: Po gëzoni shëndet të shkëlqyeshëm. Kënaquni me të gjitha ato gjëra që mund t’i ndieni, t’i prekni, apo t’i shijoni. Qëndrimi në natyrë mund të përmirësojë përqendrimin.

Dashuria: Maji është muaj juaji, nxit energji pozitive dhe dëshirë për ndryshim te ju. Këtë herë, aspektet astrologjike fokusohen te komunikimi, si edhe te shumica e shenjave. Është koha për biseda produktive dhe vendosje të kufijve të qartë për njerëzit që ju rrethojnë. Gjëja më e rëndësishme është që të ndiheni mirë në lëkurën tuaj! Nëse gjithçka funksionon për përfitim reciprok, ju pret një ndjenjë harmonie, e cila sjell ndryshime befasuese dhe ngjarje të reja. Peshqit e lirë nuk presin ndryshime të mëdha në muajin në vazhdim. Jini të durueshëm dhe të vëmendshëm në çdo gjë. /

Previous Post

SHBA/ John Vukelj i pari gjyqtar shqiptar në Nju Jork

Next Post

Kylian Mbappe ka shënuar një nga golat më të çuditshëm që keni parë ndonjëherë

albnews

albnews

Related Posts

Shqipëria në finalen e Eurovision, mediat serbe shpërthejnë: Provokim i pastër, tregoi shqiponjën me dy koka
Albania

Shqipëria në finalen e Eurovision, mediat serbe shpërthejnë: Provokim i pastër, tregoi shqiponjën me dy koka

14 May, 2025
Macron vjen në Shqipëri, Rama do ti japë burgje me qira që Franca të sjellë të dënuarit
Albania

Macron vjen në Shqipëri, Rama do ti japë burgje me qira që Franca të sjellë të dënuarit

14 May, 2025
Emigrimi masiv, Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë
Albania

Emigrimi masiv, Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

14 May, 2025
Next Post
Kylian Mbappe ka shënuar një nga golat më të çuditshëm që keni parë ndonjëherë

Kylian Mbappe ka shënuar një nga golat më të çuditshëm që keni parë ndonjëherë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Autoritetet gjermane arrestojnë tre të dyshuar si sabotatorë rusë

Autoritetet gjermane arrestojnë tre të dyshuar si sabotatorë rusë

14 May, 2025
PS arrin rekord në Fier, Zegjine Çaushi bëhet deputete

PS arrin rekord në Fier, Zegjine Çaushi bëhet deputete

14 May, 2025
Zgjedhjet e 11 majit, Prokuroria e Përgjithshme: 87 kallëzime të regjistruara, 7 të arrestuar dhe 34 procedime penale

Zgjedhjet e 11 majit, Prokuroria e Përgjithshme: 87 kallëzime të regjistruara, 7 të arrestuar dhe 34 procedime penale

14 May, 2025
Trump takohet me presidentin sirian Ahmad al Sharaa, ka pesë kërkesa për të

Trump takohet me presidentin sirian Ahmad al Sharaa, ka pesë kërkesa për të

14 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4699 shares
    Share 1880 Tweet 1175
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2392 shares
    Share 957 Tweet 598
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1809 shares
    Share 724 Tweet 452
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM