Falimenton një tjetër bankë amerikane, ‘First Republic’ i kalon gjigandit bankar të investimeve, ‘JP Morgan’

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

 Një tjetër bankë ka falimentuar në Amerikë. Gjiganti bankar i investimeve ‘JP Morgan’ do të marrë përsipër Bankën First Republic. Lajmin e ka konfirmuar Korporata Federale e Sigurimit të Depozitave. Në njoftim thuhej se për të gjitha depozitat dhe asetet që i përkasin ‘First Republic Bank’ tani e tutje do të kujdeset kompania investuese bankare ‘JP Morgan’. Kjo është banka e 3 amerikane që falimenton brenda pak muajsh, bashkë me ‘Banka Silicon Valley’ dhe ‘Signature Bank of America’. 

Aksionet e ‘First Republic Bank’ me bazë në San Francisko ranë 75 për qind javën e kaluar. Banka zbuloi se klientët tërhoqën rreth 100 miliardë dollarë në mars. Me mbylljen e bankave, sistemi financiar amerikan u hodh në konfuzion. Megjithatë, Rezerva Federale e SHBA-së ka marrë masa urgjente për të sjellë stabilitet financiar, shkruajnë mediat e huaja. 

Në fakt, rreth 11 banka amerikane transferuan 30 miliardë dollarë në ‘First Republic Bank’ në mars. U bënë përpjekje për të stabilizuar Republikën e Parë, por pa rezultat. Banka e Parë Republic është themeluar në vitin 1985. 

Share This Article