Mediat britanike e kanë komentuar deklaratën kryeministrit Edi Rama në Forumin Ekonomik të Delfit për Britaninë e Madhe.
‘The Independent’ e ka nisur shkrimin me një deklaratë të kreut të qeverisë shqiptare ku ka thënë se Britania e madhe ndodhet në një pozicion jo të mirë.
Kur po komentonte krizën e emigracionit në Kanalin Anglez, kryeministrit Rama deklaroi në Greqi se ai mendon se Britania është duke kaluar një “krizë nervore” për emigracionin. Mes të tjerash Rama duke ju referuar anglezëve, tha se janë shumë keq, aq sa duhet të shkojnë pas shqiptarëve që të ndihen sikur kanë ende “muskuj”.
Pak ditë më parë, në Forumin Ekonomik të Deflit, Rama deklaroi se dëshiron që Britania të miratojë një sistem si ai në Gjermani, i cili do të japë viza për shqiptarët që mbërrijnë për punë të caktuara.