ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Trump shkon një hap më tej, DASH do ta shpallë kartelin venezuelian organizatë terroriste 3 hours ago
Bedri Hamza zgjidhet kryetar i ri i PDK-së 4 hours ago
Shkupi në vendin e 15-të në botë për ajër të ndotur, ndotja e ajrit rritet me uljen e temperaturave 4 hours ago
Murat Yakin komenton Granit Xhakën dhe rikthimin e mundshëm të Xherdan Shaqirit 4 hours ago
Grabitje spektakolare në Louis Vuitton në Romë, vidhen dhjetëra artikuj luksozë 5 hours ago
Next
Prev
Home Diaspora

Olta Xhaçka ja hedh sërish paq, fushata bllokon çështjen e mandatit; PS sfidon Kushtetuesen

albnews by albnews
2 May, 2023
in Diaspora, Shqiperia
0
Olta Xhaçka ja hedh sërish paq, fushata bllokon çështjen e mandatit; PS sfidon Kushtetuesen
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

PS ka 3 muaj që i shmanget detyrimit kushtetues duke mos zbatuar vendimin e gjykatës. Këshilli i Legjislacionit u mblodh më 3 prill dhe vendosi që të pajtohen ekspertë për të interpretuar vendimin e gjykatës. Pra PS shkoi deri aty sa të sfidojë Kushtetuesen…

Olta Xhaçka duket se ja ka hedhur sërish paq, ndonëse ka dyshime se është në kushtet e konfliktit të interesit. Prej afro një viti, PD ka dorëzuar në Kuvend një kërkesë për t’i hequr asaj mandatin e deputetes sepse burri i ka dalë investitor strategjik dhe ka përfituar prona në bregdet. Sipas ligjit, ky është konflikt interesi.

RelatedPosts

Moti i keq gjatë javës, në Vlorë ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla. Në Theth, Valbonë dhe Shkodër priten reshje intensive

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Pensionisti pyet Ramën për Berishën, Kryeministri: Emër që s’e përmend prej vitesh! Një e keqe e madhe që nuk iu nda këtij vendi

PS e shpëtoi një herë dhe po bën gjithçka për ta shpëtuar sërish. Socialistët votuan në Kuvend kundër heqjes së mandatit, por PD e ankimoi në Kushtetuese dhe kjo e fundit i rrëzoi socialistët. Sipas Kushtetueses, ligji e thotë qartë se Kuvendi e dërgon në Kushtetuese rastin dhe është kjo e fundit që vendos. Për këtë arsye u dha ultimatum që Kuvendi të rivotojë kërkesën e PD dhe ta dërgojë në gjykatë rastin.

“Kuvendi duhet të kishte pranuar mocionin e kërkuesit dhe të dërgonte çështjen për shqyrtim në këtë Gjykatë, në mënyrë që aspektet e pretenduara si papajtueshmëri të mandatit të deputetes Olta Xhaçka t’i nënshtroheshin vlerësimit kushtetues, pasi gjatë gjykimit kushtetues nuk u verifikua ndonjë pengesë juridiko-formale që mocioni të pengohej nga Kuvendi”, thuhet në vendimin e gjykatës.

PS ka 3 muaj që i shmanget detyrimit kushtetues duke mos zbatuar vendimin e gjykatës. Këshilli i Legjislacionit u mblodh më 3 prill dhe vendosi që të pajtohen ekspertë për të interpretuar vendimin e gjykatës. Pra PS shkoi deri aty sa të sfidojë Kushtetuesen. Por megjithatë jemi afroi një muaj më pas dhe nuk ka asnjë mbledhje. Shkak këtë herë është bërë fushata. Kuvendi ka pezulluar punimet dhe deputetët kanë dalë në bazë. Me këtë rast Olta Xhaçka vijon t’ia hedhë paq. Sipas burimeve nga PS, mazhoranca synon që ta zvarrisë deri në sesionin e ri parlamentar këtë çështje. Në qershor Kuvendi rinis punimet, por në korrik deputet marrin pushimet e verës dhe ministrja vijon t’i shpëtojë me procedurë heqjes së mandatit. /Pamfleti

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Trump shkon një hap më tej, DASH do ta shpallë kartelin venezuelian organizatë terroriste

Trump shkon një hap më tej, DASH do ta shpallë kartelin venezuelian organizatë terroriste

17 November, 2025
Bedri Hamza zgjidhet kryetar i ri i PDK-së

Bedri Hamza zgjidhet kryetar i ri i PDK-së

17 November, 2025
Shkupi në vendin e 15-të në botë për ajër të ndotur, ndotja e ajrit rritet me uljen e temperaturave

Shkupi në vendin e 15-të në botë për ajër të ndotur, ndotja e ajrit rritet me uljen e temperaturave

17 November, 2025
Murat Yakin komenton Granit Xhakën dhe rikthimin e mundshëm të Xherdan Shaqirit

Murat Yakin komenton Granit Xhakën dhe rikthimin e mundshëm të Xherdan Shaqirit

17 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result